Panorama (Albania)

Me paruke si femër dhe 5 orë në pritje, si u vra nga snajperist­i biznesmeni

Atentati u krye nga shtëpia e mikut të Armando Gjinit, i vrarë vjet në gusht. Në vendngjarj­e asnjë gëzhojë

- MIRDITË

Dy kamera sigurie të bizneseve pranë vendit ku u ekzekutua Kastriot Reçi, kanë filmuar autorin e maskuar dhe skemën e ngjarjes.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të cilët kanë hyrë në Rrëshen me një automjet që në orët e para të mëngjesit të ditës së martë kur ndodhi vrasja. Pasi janë afruar te një pallat në hyrje të qytetit, personi që ishte në vendin e pasagjerit të makinës, ka zbritur dhe ka hapur bagazhin duke marrë një çantë të madhe dhe më pas është ngjitur në katin e 7- të të ndërtesës. Aty ka hapur me forcë derën e një apartament­i ku nuk banonin njerëz, por që ishte në pronësi të mikut të Armando Gjinit, që u vra në gusht të vitit të shkuar. Në njërën prej dritareve të apartament­it ku kishte sheshpamje dhe dukej qartë lokali në pronësi të Kastriot Reçit, autori ka hapur grilën dhe ka vendosur snajperin. Mësohet që pallati nga ku ka qëlluar autori në drejtim të biznesmeni­t, ishte shpallur i pabanueshë­m pas tërmetit të 26 nëntorit. Për këtë fakt, në apartament­et e pallatit nuk kishte edhe banorë. Autori ka qëndruar aty për rreth 5 orë, duke pritur momentin kur viktima do shkonte për të pirë kafe në lokalin e tij, veprim që e bënte thuajse çdo mëngjes.

VIKTIMA

Sipas burimeve, rreth orës 11: 00 të së martës, Kastriot Reçi bashkë me vëllanë kanë parkuar makinën dhe po shkonin në këmbë në drejtim të lokalit që e kishin 50 metra larg. Në ato momente, 47vjeçari ka takuar një grua dhe një familje ku ka qëndruar rreth 1 minutë me ta, ndërsa i vëllai ka vazhduar drejt lokalit. Autori është treguar i kujdesshëm dhe sapo viktima është shkëputur nga personat që kishte takuar, ai ka qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend. Për momentin, askush nuk e ka kuptuar se çfarë ndodhi, vetëm kanë parë 47vjeçarin të shtrirë në tokë dhe kanë tentuar t'i japin ndihmën e parë. Por, gjithçka ka qenë e kotë, pasi ai ka humbur menjëherë jetën. Burimet theksuan se në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë, pasi arma ishte një pushkë snajper me shul, që e mban gëzhojën brenda pas qitjes.

AUTORI ME PARUKE

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë pas vrasjes së biznesmeni­t, duket autori i veshur me paruke si grua, teksa largohet nga pas pallatit. Aty mendohet se e ka pritur një automjet dhe kanë lëvizur në drejtim të Burrelit, ndërsa maskën e ka hedhur në afërsi të tregut të Rrëshenit. Ajo është gjetur nga Policia dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ekspertët kriminalis­tikë kanë marrë parukën dhe shpresojnë të gjejnë aty gjurmë të ADN- së, sikurse edhe në banesën që u përdor për të kryer vrasjen. Gjithashtu, grupi hetimor po analizon pamjet filmike, por identifiki­mi i automjetit dhe i autorit duket tepër i vështirë. Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona, por pas marrjes në pyetje janë lënë sërish të lirë. Në zonën e Mirditës vijon të ketë prezencë të shtuar policie, të cilët vijojnë kontrollet në kërkim të autorëve. 47- vjeçari Kastriot Reçi është përcjellë për në banesën e fundit mesditën e së mërkurës, ndërsa ceremonia ka kaluar në heshtje dhe familjet nuk kanë folur asnjë fjalë në lidhje me ekzekutimi­n e njeriut të tyre.

 ??  ?? Viktima, Kastriot Reçi
Viktima, Kastriot Reçi
 ??  ?? Fushëpamja e autorit për të vrarë biznesmeni­n
Fushëpamja e autorit për të vrarë biznesmeni­n
 ??  ?? Pallati ku ishte pozicionua­r autori i vrasjes
Pallati ku ishte pozicionua­r autori i vrasjes
 ??  ?? Vendi ku u vra Kastriot Reçi
Vendi ku u vra Kastriot Reçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania