Panorama (Albania)

Si u kthye Tirana në kamp për muxhahedin­ët iranianë

Pranimi nisi nga Berisha, Rama e rriti në mbi 3 mijë numrin e muxhahedin­ëve. Si u ngrit kampi “Ashraf” në periferi të Tiranës

- ARDIT HOXHA

Muxhahedin­ët iranianë ose Organizata Muxhahedin­e e Popullit të Iranit ( PMOI/ MEK) është grupi kryesor opozitar ndaj regjimit të Iranit. Ata janë strehuar në vendin tonë në një kamp të ngritur në periferi të Tiranës pranë zonës së Manzës, që prej vitit 2013.

Ishte një marrëveshj­e e qeverisë shqiptare, asokohe e drejtuar nga Sali Berisha, me SHBA- të për të strehuar në vendin tonë një numër prej rreth 300 muxhahedin­ësh me statusin e azilantit politik. Kjo marrëveshj­e erdhi fill pasi Uashington­i e hoqi këtë organizatë nga lista e grupeve terroriste që veprojnë në botë. Ky grupim, i cili nga regjimi aktual i Iranit konsideroh­et terrorist, është krijuar në vitin 1965 dhe nga pjesa më e madhe e botës perëndimor­e ( përfshirë edhe Shqipëria) njihen si opozita iraniane në emigracion. Në fillimet e krijimit të tyre ata kanë qenë në opozitë me udhëheqësi­n e Iranit deri në vitet ‘ 70, Mohammad Reza Shah. Pas përmbysjes së regjimit të tij dhe triumfit të revolucion­it islamik, kjo organizatë sërish mbeti në opozitë, pasi ishte kundër organizimi­t shtetëror që bëri lideri Ajetullahu Ruhollah Homeini. Në këtë situatë ku u shpallën të padëshirua­r në vendin e tyre, ata u larguan nga Irani. Një pjesë emigruan në vendet perëndimor­e dhe një pjesë shumë e madhe u strehuan në Irak, ku ngritën kampin “Ashraf”. Pas konfliktit të SHBA- ve në Irak dhe hyrjes së ushtrisë amerikane në këtë vend për të rrëzuar regjimin e Sadam Husein, muxhahedin­ët iranianë dolën në krah të SHBA dhe ushtrive të NATO- s. STREHIMI NË SHQIPËRI

Pasi ushtria e SHBA- ve mori në kontroll gjithë territorin, ky grupim filloi zhvendosje­n nga kampi i krijuar në Irak. Në vitin e fundit të mandatit të tij si Kryeminist­ër, Sali Berisha ra dakord me Sekretaren e Jashtme të SHBA- ve në vitin 2013, Hillari Klinton, që nga Iraku të mbërrinin në Tiranë 270 muxhahedin­ë. Këta të fundit morën të gjithë dokumentac­ionin e nevojshëm dhe u trajtuan me statusin e azilantit politik. Ky hap i qeverisë Berisha u vazhdua edhe nga Kryeminist­ri që e pasoi, Edi Rama. Ai ra dakord me autoritete­t amerikane që në Shqipëri të strehohesh­in një numër rreth 3 mijë muxhahedin­ësh iranianë. Me ardhjen e këtij kontingjen­ti të dytë të opozitës iraniane, u ngrit edhe kampi “Ashraf” në zonën e Manzës në periferi të Tiranës. Kryeminist­ri Rama, këtë hap të tij e konsideroi si një vendim humanitar dhe jo politik. Pas këtij vendimi të Ramës pati një sërë reagimesh në nivelet më të larta të qeverisë amerikane, deri edhe te Presidenti, që shprehu falënderim­et për këtë akt të ndërmarrë nga qeveria shqiptare. Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta zyrtare, numri i muxhahedin­ëve që strehohen në kampin e Manzës shkon rreth 3500. Kampi është i organizuar mbi modelin e një qyteze të vogël ku ofrohen të gjitha shërbimet brenda. Gjithashtu, ai ruhet dhe nga masa shumë të rrepta sigurie gjatë gjithë kohës. Në Shqipëri, herë pas herë ka pasur disa qëndrime në media se strehimi i tyre brenda territorit të vendit tonë mund të na ktheje në një vend të rrezikuar për shkak të konfliktit të vazhdueshë­m të tyre me qeverinë iraniane. Ky grupim drejtohet nga Maryam Rajavi, që cilësohet prej tyre si presidentj­a në mërgim e Iranit me seli në Paris.

 ??  ??
 ??  ?? Maryam Rajavi, udhëheqësj­a e zgjedhur e muxhahedin­ëve
Maryam Rajavi, udhëheqësj­a e zgjedhur e muxhahedin­ëve
 ??  ?? Pamje nga lart e kampit MEK në Manzë
Pamje nga lart e kampit MEK në Manzë
 ??  ?? LIDERI SHPIRTEROR IRANIAN, ALI KHAMENEI
LIDERI SHPIRTEROR IRANIAN, ALI KHAMENEI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania