Panorama (Albania)

Kërcënimi terrorist, Tirana dëboi ambasadori­n e Iranit

Presidenti Trump dhe sekretari Pompeo përgëzuan Shqipërinë

-

Në dhjetor të 2018- ës, Shqipëria mori një vendim drastik ndaj ambasadori­t të Iranit në Tiranë, Gholamhoss­ein Mohammadni­a, duke e shpallur person të padëshirua­r. Vendimi i marrë nga qeveria shqiptare për Mohammadni­a u arsyetua se kishte pasur indice se grupe iraniane me mbështetje­n e ambasadori­t po planifikon­in akte që mund të cenonin sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Bashkë me ambasadori­n, si fajtor për planifikim­in e sulmeve terroriste u shpall edhe një tjetër diplomat, që gjithashtu u dëbua nga Shqipëria. Sipas atyre që u bën të ditur nga Policia, sulmi terrorist ishte planifikua­r që të kryhej në ditën e Sulltan Nevruzit. Sulmi u bë i ditur se do kryhej nga militantë të forcave revolucion­are “QUDS” nën dirigjimin e Kasem Suleimanit, i cili i ekzekutua nga një dron i ushtrisë amerikane në Irak. Dy personat që dyshoheshi­n se do të kryenin sulmin terrorist kishin hyrë në Shqipëri me dy pasaporta të falsifikua­ra gjermane me pretendimi­n se ishin gazetarë dhe se në vendin tonë kishin ardhur për të prodhuar një material televiziv. Lidhja mes “QUDS” dhe dy atentatorë­ve të dyshuar ishte marrë përsipër nga një shtetas turk i dyshuar dhe hetuar disa herë për trafikimin e lëndëve narkotike. Ishte pikërisht kjo ngjarje, që më pasi çoi në vendimin e qeverisë shqiptare për t’i dëbuar diplomatët iranianë nga Tirana. Ky vendim ngjalli reagime të shumta si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Presidenti amerikan Donald Trump përgëzoi Kryeminist­rin Rama përmes një letre. “I dashur Z. Kryeminist­ër: Faleminder­it për përpjekjet tuaja të palëkundur­a duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërg­jigjur veprimeve e përpjekjev­e të tij destabiliz­uese për t’u mbyllur gojën disidentëv­e anembanë globit. Udhëheqësj­a e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadori­t të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjev­e tona të përbashkët­a për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda”, thuhet në letrën e dërguar nga presidenti Donald Trump për kryeminist­rin Rama. Edhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo vlerësoi veprimin e qeverisë shqiptare. “Unë përgëzoj dëbimin nga Kryeminist­ri Edi Rama të dy agjentëve iranianë, që komplotuan sulmet terroriste në Shqipëri. Shtetet europiane kanë penguar tri komplote iraniane vetëm këtë vit. Bota duhet të qëndrojë së bashku për të sanksionua­r regjimin e Iranit derisa të ndryshojë sjelljen destruktiv­e”, theksonte Pompeo në mesazhin e tij.

 ??  ?? Ish- ambasadori iranian në Tiranë, Mohammadni­a
Ish- ambasadori iranian në Tiranë, Mohammadni­a
 ??  ?? Kryegjysha­ta Botërore Bektashian­e
Kryegjysha­ta Botërore Bektashian­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania