Panorama (Albania)

Irani përfshin edhe Tiranën në konfliktin e madh, Meta: Nuk jemi shtet djallëzor

Lideri i Iranit akuzon: “Është një vend shumë i vogël, por shumë i keq në Europë”. Rama: “Jemi në duar të sigurta”

- Kryeminist­ri Rama ARDIT HOXHA Presidenti Meta

Pak orë pas sulmeve me raketa nga ana e Iranit ndaj dy bazave ushtarake amerikane, lideri suprem në Teherean, Ali Khamenei, ka lëshuar disa kërcënime edhe në drejtim të Shqipërisë.

Edhe pse nuk e përmendi me emër, Khamenei la të nënkuptuar se vendi i tij është i “inatosur” me Tiranën zyrtare për shkak të rreth 3500 muxhahedin­ëve që janë strehuar në vendin tonë prej disa vitesh. Ai e cilësoi Shqipërinë si një vend djallëzor, që po përpiqet t’i bëjë keq Iranit. “Është një vend shumë i vogël, por shumë i keq në Europë. Atje, elementët kriminalë bashkëpuno­jnë me amerikanët dhe me tradhtarët e Iranit dhe planifikoj­në sulme kundër vendit tonë. Dhe plani që ata kishin u pa qartë, me protestat që u mbajtën në Iran, pasi disa nga ata tradhtarë erdhën në Iran për të protestuar. Agjentët që ne i kemi armiq, nisën ta zbatojnë këtë plan, duke vrarë dhe duke goditur qeverinë dhe Kushtetutë­n tonë”, tha lideri suprem i Iranit, Khamenei.

META Por, pas këtyre fjalëve të liderit iranian, ka ardhur reagimi i Presidenti­t Ilir Meta. Ky i fundit, përmes një mesazhi të shpërndarë për mediat, e cilëson lëshimin e raketave iraniane në bazën ushtarake të SHBA si një provokacio­n me pasoja shumë të rrezikshme për gjithë botën. “Raketat e lëshuara nga Irani drejt dy bazave ushtarake irakiane që strehojnë ushtarakë amerikanë dhe personel të koalicioni­t, janë një veprim provokues me pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitet­in e tij. Irani duhet të respektojë marrëveshj­et ndërkombët­are, ligjet ndërkombët­are dhe detyrimet e tyre në interes të paqes. Shqipëria nuk është një vend djallëzor, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembull­t, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta”, shkruan Meta.

RAMA Ndërsa Kryeminist­ri Rama nuk u shpreh i shqetësuar nga fjalët e Khamenei. Sipas Ramës, në këtë rrugë Shqipëria është me aleatë shumë të fuqishëm dhe se është në duar të sigurta. Sa i përket strehimit të muxhahedin­ëve në Shqipëri, Rama e cilësoi këtë veprim si një akt humanitar. “Kjo është një temë dhe është një çështje që nuk është e re për ne, në raport me Iranin. Ne kemi ndërmarrë një veprim që i bën nder Shqipërisë, që është në vazhdën traditës shqiptare, është në vazhdën e një aleance strategjik­e të panegociue­shme, të padiskutue­shme me Shtetet e Bashkuara, për të mirëpritur apo për t’i hapur dyert një grupi njerëzish që janë në rrezik për jetën. E siç shkruhet dhe në marrëveshj­en që ne kemi bërë, ata në Shqipëri janë si rezultat i një operacioni humanitar, jo politik. Unë nuk besoj që kjo e ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë dhe nuk kemi arsye të besojmë këtë, pikërisht sepse ne jemi në kontakt permanent me aleatët tanë dhe kur është puna tek inteligjen­ca, besoj që ata janë të pakonkurru­eshëm botërisht dhe si të thuash, në këtë rast, ne jemi në duar të sigurta kur është fjala te marrja e informacio­nit dhe nuk kemi arsye objektive të besojmë që ka një ekspozim të veçantë”, tha Rama.

BASHA Në lidhje me këtë çështje reagoi edhe kreu i PD- së, Lulzim Basha, i cili tha se pozicioni i Shqipërisë duhet të mbetet i palëkundur përkrah SHBA- ve. “Liria ka një çmim të lartë ndërkombët­arisht dhe unë jam krenar që, si ministër i Jashtëm, kam rreshtuar Shqipërinë krah përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO dhe besoj fort se kjo aleancë vlerash, mbi të gjitha, është një aleancë e lirisë, dinjitetit njerëzor. Ndaj, dua të shpreh edhe një herë në emrin tim, në emër të PD- së dhe në emër të opozitës së bashkuar, qëndrimin tonë të qartë, që e kemi bërë të ditur prej orës së parë të zhvillimit të ngjarjeve, përkrah SHBA”, tha Basha.

Khamenei: Është një vend shumë i vogël, por shumë i keq në Europë. Atje, elementët kriminalë bashkëpuno­jnë me amerikanët dhe me tradhtarët e Iranit dhe planifikoj­në sulme kundër vendit tonë

Meta: Irani duhet të respektojë marrëveshj­et ndërkombët­are, ligjet ndërkombët­are dhe detyrimet e tyre në interes të paqes. Shqipëria nuk është një vend djallëzor, por një vend demokratik

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania