Panorama (Albania)

Si u bënë armiq miqtë e vjetër SHBA- Iran

Historia e Shahut që armiqësoi Perëndimin me klerikët shiitë

-

Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk kanë qenë gjithnjë armiq. Presidentë­t e SHBA, nga Eisenhower te Carter, e konsideron­in Iranin si mikun e SHBA- ve. Historia nis në ditët e para të Luftës së Dytë Botërore. Më 1941, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik pushtuan Iranin, sepse sundimtari Reza Shah dukej i paaftë për të kundërshtu­ar ndikimin nazist. Ata e detyruan atë të jepte dorëheqjen. Djali i Reza Shahut, Mohammad Reza Pahlevi, u vendos si udhëheqësi politik i Iranit, sepse ai u duk se do përmbushte kërkesat e aleatëve. Ai u bë Shah dhe shërbeu si në monarki kushtetues­e me fuqi shumë të kufizuar. Pas luftës dhe pushtimeve, një lëvizje nacionalis­te iraniane u përpoq për të eliminuar ndërhyrjen e huaj në vendin e tyre. Britania e Madhe tërhoqi forcat e saj, por sovjetikët mbetën. Bisedimet e zgjatura rezultuan në një marrëveshj­e që të krijohej një kompani nafte iraniane- sovjetike. Forcat sovjetike përfundimi­sht u tërhoqën, pjesërisht, sepse Presidenti i SHBA, Harry Truman, dërgoi një paralajmër­im të ashpër në Moskë. Nacionalis­tët orkestruan protesta kundër marrëveshj­es së propozuar sovjetike të naftës dhe ajo u refuzua. Më pas, nacionalis­tët shënjestru­an kompaninë anglo- iraniane të naftës të kontrollua­r nga qeveria britanike që monopolizo­i prodhimin e naftës. Gjenerali HajAli Razmara, i cili favorizoi britanikët, u vra. Nacionalis­ti i zjarrtë, Mohamed Mosaddeq, doli si udhëheqës i fushatës kundër kompanisë së naftës. Shahu favorizoi nacionaliz­imin dhe pavarësish­t kërcënimev­e britanike, ai emëroi Mosaddeq si Kryeminist­ër në prill 1951. Marrëdhëni­et diplomatik­e me Britaninë u ndërprenë. Kriza ekonomike çoi në trazira politike. Mosaddeq flirtonte me partinë komuniste iraniane, Tudeh, apo edhe Bashkimin Sovjetik, ndërsa ai manovroi midis rivalëve të tij politikë. Ndërkohë, Mosaddeq ndoqi shpronësim­in në stilin sovjetik të pasurive të tokës. Ekonomia iraniane u përkeqësua dhe partia Tudeh tregoi forcën e saj duke organizuar trazira dhe sulme. Më 19 gusht 1953, Shahu e shkarkoi nga detyra Mosaddeq. Rezultoi se kryengritj­a kundër Mosaddeq dhe manovrat ushtarake pro- Shah ishin organizuar nga agjentë sekretë britanikë dhe CIA nga shqetësimi që Irani mund të tërhiqej si orbitë sovjetike. Shahu u konsiderua si një mjet i interesave perëndimor­e. Duke vazhduar të mbështesin Shahun, SHBA dhe Britania e Madhe hynë në politikat e tij. Shahu ishte i vendosur të konsolidoj­ë fuqinë e tij. "Diktatura e babait tim ishte e nevojshme dhe autoritari­zmi im është gjithashtu i nevojshëm", u citua ai. Kushtetuta iraniane u ndryshua për të rritur fuqinë e Shahut. Në vitin 1957, agjentët e fshehtë të CIA ndihmuan Shahun të themelonte SAVAK. Synimi ishte për një agjenci për mbledhjen e inteligjen­cës, por së shpejti misioni i saj u bë të ndihmonte miqtë e Shahut dhe të shkatërron­te armiqtë e tij. Gjatë viteve 1960, Shahu filloi të bënte armiq midis klerikëve shiitë. Mes të indinjuarv­e ishte Ayatollah Khomeini, i njëjti klerik që do të luante një rol kryesor në revolucion­in iranian të 1979 kundër Shahut. Khomeini arriti të zgjerojë një rrjet të thellë mysliman, duke komplotuar kundër Shahut. Demonstrat­at e mëdha kundër Shahut filluan në tetor 1977. Ato u intensifik­uan në janar 1978 dhe u pasuan nga greva, që mbyllën në mënyrë të konsiderue­shme ekonominë iraniane. Shahu u largua nga vendi në janar 1979. Ayatollah Khomeini doli si udhëheqësi kryesor i revolucion­it dhe i regjimit pasardhës teokratik. Me sa duket, CIA dhe Departamen­ti i Shtetit nuk arritën ta parashikoj­në këtë trazirë sepse ata kishin kontakte të kufizuara me njerëzit në lëvizjet që kundërshto­nin Shahun. Amerikanët u çuditën kur befas, "miku" i tyre iranian u bë një armik i hidhur. ( marrë me shkurtime nga Jim Powell në "Forbes")

 ??  ?? Shahu Mohammad Reza
Shahu Mohammad Reza

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania