Raketat për në Irak mund të kenë rrëzuar avionin me 177 njerëz

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Disa orë pas sulmit në bazat amerikane në Irak, një avion "Boeing 737" i "Ukrainian Airlines" u rrëzua pranë Teheranit duke vrarë të 177 pasagjerët dhe ekuipazhin, përfshirë 63 kanadezë dhe tre britanikë, mes frikës se mund të ishte kapur në sulm. Ambasada e Ukrainës në Teheran fillimisht deklaroi se përplasja ishte shkaktuar nga një dështim i motorit dhe jo nga terrorizmi ose nga një sulm raketor, por më vonë e fshiu atë pretendim. Irani ka fajësuar problemet teknike dhe një zjarr në motor për rrëzimin e avionit, pasi më herët tha se piloti kishte humbur kontrollin gjatë një zjarri. Sipas kanadezëve, Irani nuk ka pranuar të japë kutinë e zezë të avionit. Nëse del se Irani e rrëzoi aeroplanin, qoftë rastësisht ose me qëllim, ka të ngjarë të kërkojë një përgjigje globale që do të përshkallë­zojë tensionet në rajon edhe më tej. Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se viktimat ishin 82 iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, tre britanikë, me pjesën tjetër nga Suedia, Afganistan­i dhe Gjermania. Linjat ajrore ndërkombët­are kanë filluar rigjenerim­in e fluturimev­e larg hapësirës ajrore iraniane dhe irakiane, mes frikës se mund të shënjestro­hen aksidental­isht nga raketa. Një fluturim i "British Airways", BA134, ishte vërejtur duke kryer një kthesë të menjëhersh­me dhe duke fluturuar nëpër Arabinë Saudite, në vend që të merrte rrugën e pritshme nëpër hapësirën ajrore irakiane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.