Panorama (Albania)

Reforma Zgjedhore, opozita me dy qëndrime për financimin e partive

Lulzim Basha: Cilido sistem të zgjidhet, do të dështojë nëse nuk garantojmë ndarjen e politikës nga krimi

-

Financimi i partive në zgjedhje ka qenë edhe dje në mbledhjen e parë me aleatët për 2020ën një nga temat kryesore që është diskutuar. Burime nga mbledhja pohuan për gazetën “Panorama” se opozita është e ndarë në dy qëndrime për këtë çështje.

Nga njëra anë, është Partia Demokratik­e dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar që kërkojnë financim 100% shtetëror të partive për zgjedhjet dhe nga ana tjetër, LSI- ja, por jo vetëm, që kërkojnë një financim miks, nga shteti dhe donatorët. Diskutimet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim. Po kështu, është lënë i hapur diskutimi edhe për sistemin zgjedhor. Mësohet se kryedemokr­ati Basha është treguar i hapur për ta diskutuar çështjen e sistemit, por pret që të ketë një përgjigje edhe nga maxhoranca. Në mbledhjen e parë për vitin 2020, mes drejtuesve të opozitës së bashkuar është bërë edhe një propozim tjetër nga kryetari i LZHK- së, Dashamir Shehi, që të bëhet pastrimi i listave të votuesve. Mësohet se Shehi ka kërkuar që lista të ndahet mes rezidentëv­e në Shqipëri dhe votuesve emigrantë. Sakaq, opozita e bashkuar ka rënë dakord që drafti përfundimt­ar i opozitës së bashkuar të përfundojë javën e ardhshme. Drafti final pritet që të dorëzohet te partnerët ndërkombët­arë dhe nuk dihet nëse do të merret në konsiderat­ë për t’u shqyrtuar nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore.

AKUZAT Më herët, në një deklaratë për mediat, para mbledhjes me kryetarët e partive aleate, kryedemokr­ati Lulzim Basha akuzoi Kryeminist­rin Rama se po tenton të kthejë ndryshimin e sistemit zgjedhor në një alibi dhe ta përdorë për propagandë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse ka një dakordësi mes opozitës për sistemin zgjedhor, Basha sqaroi se është i gatshëm ta diskutojë, por sipas tij, çdo sistem mund të dështojë, nëse nuk bëhen ndryshimet e tjera që mbajnë larg krimin nga zgjedhjet. “Nisur nga praktika e 7 viteve të fundit, mund të themi me siguri të plotë se cilido sistem të zgjidhet, do të dështojë, nëse nuk garantojmë ndarjen e politikës nga krimi, ndaljen e blerjes së votës me paratë e pista dhe ndëshkimin e krimeve elektorale nga një drejtësi e pavarur. Ndaj, nga kjo pikëpamje, mund të them se alibia, se “fajin e ka sistemi”, fatkeqësis­ht mund të kthehet në një shtojcë të propagandë­s së Ramës, sipas së cilës jemi të gjithë njësoj, sipas së cilës fajin e ka çdokush, përveç atij, për kandidimin e personave me rekorde kriminale, për kapjen e gjithë kupolës së shtetit dhe Policisë, duke blerë vota me krimin e organizuar”, tha kryedemokr­ati Basha. Ndryshe nga Kryeminist­ri Rama, i cili thotë se kriza politike është false, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, thotë se vendi është në krizë politike, ekonomike dhe sociale. Në deklaratën për mediat, Basha akuzoi Kryeminist­rin Rama se ky i fundit punon vetëm për axhendën e tij politike dhe jo për të mirën e vendit. Ndërkohë, shtoi se në lidhje me Reformën Zgjedhore po ecën mbi rekomandim­et e Bundestagu­t gjerman. “Unë zgjedh të besoj Bundestagu­n dhe nuk besoj se ka shqiptar që mes Bundestagu­t dhe Edi Ramës, zgjedh këtë të fundit. E shkruar e zezë mbi të bardhë, vendi është në një krizë të thellë politike dhe këtë shqiptarët, jo vetëm opozita, e ndiejnë në lëkurën e tyre. E ndiejnë në papunësinë që rritet, në bizneset që mbyllen, e ndiejnë në mungesën totale të shtetit që nxori në pah tërmeti i 26 nëntorit. E nxori mbretin lakuriq”, vijoi Basha. Me gjithë kundërshti­të që ka ndaj Kryeminist­rit, Basha u shpreh i gatshëm për t’u angazhuar për të tejkaluar krizën politike.

Basha: Mund të them se alibia, se ‘ fajin e ka sistemi’, fatkeqësis­ht mund të kthehet në një shtojcë të propagandë­s së Ramës, sipas së cilës jemi të gjithë njësoj, sipas së cilës fajin e ka çdokush, përveç atij, për kandidimin e personave me rekorde kriminale, për kapjen e gjithë kupolës së shtetit dhe Policisë, duke blerë vota me krimin e organizuar

 ??  ?? Basha, dje gjatë deklaratës
Basha, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania