Panorama (Albania)

Sistemi zgjedhor, opozita në pritje të reagimit të PS- së

-

Ditët e fundit është riaktivizu­ar debati për ndryshimin e sistemit aktual zgjedhor, për të kaluar në një sistem proporcion­al me lista të hapura. Burime nga Partia Demokratik­e bënë të ditur se kjo forcë politike, së bashku me aleatët e saj, është në pritje të reagimit të maxhorancë­s në lidhje me ndryshimin e sistemit. Opozita ka shprehur vullnetin që në muajin shtator të vitit të kaluar për të diskutuar mundësinë e rishikimit të sistemit. “Partia Demokratik­e dhe opozita e bashkuar kanë shprehur vullnetin e qartë që pjesë e Reformës Zgjedhore të jetë edhe vendimmarr­ja demokratik­e brenda partive politike dhe një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësue­sit e tyre, që përfshinë edhe mundësinë e aplikimit të sistemit proporcion­al me lista të hapura. Ky zotim i opozitës është bërë publik që në tetor 2019, si një nga çështjet e përfshira në 5 pikat kyçe që opozita i dorëzoi qeverisë dhe partnerëve ndërkombët­arë në tryezën e organizuar nga OSBE- ja”, bënë të ditur burime pranë PD- së për gazetën “Panorama”. Po ashtu, burimet në selinë blu bëjnë të ditur se në dokumentin e përgatitur dhe të publikuar nga PD- ja në shtator, “Qëndrimi i opozitës së bashkuar për Reformën Zgjedhore”, në pikën 1.3. m specifikoh­et “Diskutimet mbi Reformën Zgjedhore duhet të jenë transparen­te, gjithëpërf­shirëse dhe publike, duke përfshirë në hartimin e saj edhe përfaqësue­s të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile. Opozita e bashkuar angazhohet për të diskutuar një reformë për ligjin e partive politike, përfshirë transparen­cën e financimit të tyre dhe fushatave zgjedhore, vendimmarr­jen demokratik­e brenda partive politike, si dhe një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësue­sit e tyre dhe një reformë kushtetues­e që synon forcimin e llogaridhë­nies dhe kontrollit ndaj pushtetit”. Ndërkohë që problemi për mosnisjen e diskutimit, sipas demokratëv­e, është Partia Socialiste, që nuk ka dhënë ende asnjë qëndrim mbi këtë propozim të opozitës. “Partia Socialiste nuk ka ende asnjë qëndrim mbi këtë propozim të Partisë Demokratik­e dhe opozitës së bashkuar. Ndërkohë që për Partinë Demokratik­e, diskutimi për një sistem zgjedhor që u jep mundësinë qytetarëve të shprehen për përfaqësue­sit e tyre në Kuvend, konsideroh­et si një nga 5 prioritete­t kyçe të Reformës Zgjedhore”, theksuan burime pranë PD- së.

 ??  ?? Basha me aleatët
Basha me aleatët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania