Panorama (Albania)

“Venecia” vjen në Tiranë, Meta: Gjithmonë të mirëpritur

Pas "30 qershorit" pritet përballja për Kushtetues­en

- ARDIT HOXHA

Komisioni i Venecias dhe Presidenti Meta duket se në këtë vit të ri do të konsumojnë aktin e radhës.

Në përgjigje të interesimi­t të televizion­it "News 24", delegacion­i i Komisionit të Venecias konfirmoi se do të mbërrijë në Tiranë gjatë muajit shkurt, pas kërkesës së bërë nga kryeparlam­entari Ruçi në lidhje me çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetues­e të dy anëtarëve. Fill pas këtij konfirmimi nuk vonoi edhe reagimi nga kreu i shtetit. Ishte zëdhënësi i Presidenti­t Meta, Tedi Blushi, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka shprehur gatishmëri­në për ta pritur sërish këtë mision në Tiranë. "Venecia, gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri!", shkroi shkurtimis­ht në "Facebook", Blushi. Më herët, edhe vetë Meta në intervista­t e tij ka shprehur gatishmëri­në për të konsultuar dhe për të marrë opinionin e Komisionit të Venecias për çdo çështje që prodhon debat në politikën shqiptare. Meta theksoi se beson në kredibilit­etin e këtij institucio­ni, që sipas tij nuk mund të cenohet nga asnjë debat i brendshëm politik. Çështja e Gjykatës Kushtetues­e pritet të jetë përballja e dytë mes maxhoranës dhe Presidenti­t Meta. Më herët, të dyja palët u ballafaqua­n gjatë muajit tetor pas kërkesës së PS- së për ta shkarkuar Metën, duke pretenduar se kishte bërë shkelje të rëndë të Kushtetutë­s me shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Në "përballjen" e parë, ashtu siç bën zakonisht "Venecia", nuk dha një përgjigje të prerë, por nëpër tekst, të dyja palët gjetën argumente për të mbrojtur qëndrimet e tyre. Nuk besohet që të ketë ndryshime të mëdha edhe për këtë çështje të dytë, pasi duhet theksuar se Komisioni i Venecias ka kompetenca vetëm si organ këshillimo­r dhe opinionet e tij nuk janë taksative për vendet që u çojnë kërkesat.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania