Panorama (Albania)

Kokaina, Çekaj akuzon prokurorin në seancë

“Jam në burg për shkak të mbiemrit dhe se jam nga Tropoja”

- BLEONA METUSHI

Mes debateve është zhvilluar seanca e djeshme ndaj Arbër Çekajt dhe 2 të pandehurve të tjerë për trafikimin e 613 kilogramëv­e kokainë.

Avokati i Çekajt kërkoi pezullimin e gjykimit deri në momentin që Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë të shprehej për një kërkesë që ata kishin bërë për përjashtim­in e prokurorit të çështjes, Edvin Kondili. Kjo kërkesë nuk u pranua nga Gjykata, e cila rrëzoi edhe kërkesën për shuarje të masës së sigurisë, bërë nga avokatët e tre të pandehurve. Mbrojtja pretendoi se Gjykata e Posaçme duhet të ishte shprehur brenda 10 ditëve për një masë të re sigurie për të arrestuari­t, pasi është Gjykatë e re dhe "Arresti në burg" i dhënë nga Krimet e Rënda, tashmë të shkrira, kishte humbur fuqinë e tij. Megjithë pretendime­t e ngritura nga avokatët për shkelje, Gjykata e rrëzoi kërkesën dhe vazhdoi gjykimin.

AKUZAT

Gjatë seancës, i pandehuri, i konsiderua­r nga Prokuroria si personi që ka rolin kryesor në trafikimin e kokainës, të paktën mes personave të vënë në pranga, Arbër Çekaj, tha se nuk mund të vazhdonte gjykimin me prokurorin Kondili. Teksa ngriti akuza se provat janë manipuluar ai shtoi se është në burg vetëm sepse është nga Tropoja dhe për shkak të mbiemrit të tij. Çekaj nuk la mënjanë dhe ironinë, teksa kërkonte ndryshimin e prokurorit. "Nëse nuk ka prokuror tjetër në Shqipëri për të marrë këtë çështje, atëherë ta bëjmë si skuadrat e futbollit, të marrim një nga Serbia, meqë këto kohë i kemi marrëdhëni­et e mira", tha Çekaj. Ky i fundit tha ndër të tjera se prokurori i çështjes e kishte personale me të dhe se ishte duke shkatërrua­r një familje. Këto akuza, prokurori Edvin Kondili i konsideroi si kërcënime mes rreshtash. Kondili tha se këto nuk i bënin përshtypje. "Sa për komentet, apo ato tip kërcënimes­h nën rreshta, nuk më bëjnë përshtypje", u shpreh Kondili.

PRETENCA

Në 20 nëntor, Prokuroria për Krime të Rënda, e përfaqësua­r nga prokurori Edvin Kondili, kërkoi 35 vite burg në total për 3 të pandehurit për trafikimin e sasisë prej 613 kilogramë kokainë nga Kolumbia. Për më shumë se 2 orë, prokurori i dosjes lexoi para Gjykatës përfundime­t e hetimeve njëvjeçare, duke dalë në përfundimi­n se kokaina ishte sjellë në Shqipëri nga një grup i strukturua­r kriminal dhe se pjesë e këtij grupi, si një prej krijuesve, është Arbër Çekaj, pronari i kompanisë që kishte porositur banane dhe kërkoi për të dënimin me 21 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar i shkon në 14 vite. Pjesë e grupit tha prokurori Edvin Kondili, janë edhe Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, për të cilët kërkoi respektivi­sht 10 vite e 8 muaj burg dhe 8 vite e 8 muaj burg. Për prokurorin, fajësia e tyre është provuar dhe para Gjykatës paraqiti një sërë provash dhe analizë faktesh. Sipas prokurorit, një bisedë mes Çekajt dhe Lushajt në momentin që kontejneri ishte i ndaluar në Portin e Durrësit itinerari dhe përzgjedhj­a e kontejneri­t nga kompania që kishte lidhje me kompaninë e Arbër Çekajt, tregon dijeninë e tij dhe përgatitje­n për të sjell në Shqipëri këtë sasi. Edhe përzgjedhj­a e shoferit Armando Pezaku, tha Kondili, nuk është rastësore, siç pretendohe­t nga të pandehurit, por është e qëllimshme, në mënyrë që ai të bënte shoqërinë e kësaj ngarkese. "Nga ekzaminimi i pakove objekt ekspertimi, të përzgjedhu­ra nga gjashtë grupet, të fiksuara si provë materiale gjatë këqyrjes se kontejneri­t të vendosur në trajlerin me targa DR 3819 E, ndodhur në dt. 27. 02. 2018, në magazinën e kompanisë ' Arbri Garden', në Maminas, Durrës, vërejmë se ato në sipërfaqen poshtë ambalazhit kanë sipërfaqe të presuar, të cilat kanë shenja transeolog­jike, si formë vijash, thellime si ' BIKE', ' 020', ' CR77', ' Molle 3', ' 777' e ' 54', e kanalizime me forma e pozicione të ndryshme. Thellimet si BIKE', ' 020, ' CR- 77', ' Molle 3', ' T77' e ' 54', që ndodhen në sipërfaqen e pakove pasqyrojnë relievin e mjetit presues", shkruhej në pretencë.

 ??  ?? Prokurori, Edvin Kondili
Prokurori, Edvin Kondili
 ??  ?? Kokaina e sekuestrua­r në kontenieri­n me banane
Kokaina e sekuestrua­r në kontenieri­n me banane
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania