Panorama (Albania)

Kontrollet në kufi, bllokohen 70 mijë euro

Do transferoh­eshin në Greqi, 49- vjeçari s'i deklaroi

-

Dy persona janë proceduar penalisht gjatë ditës së djeshme në Pikën Kufitare të Kakavijës, për veprat penale të "Trafikimit të mjeteve motorike" dhe "Mosdeklari­mit të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi". Policia Kufitare ka vijuar edhe dje zbatimin e masave për parandalim­in dhe goditjen e paligjshmë­risë, duke bllokuar një tjetër mjet luksoz, që dyshohet se ishte i vjedhur. Ndërsa janë sekuestrua­r edhe 70 900 euro, të cilat iu gjetën një shtetasi, që po tentonte t'i transferon­te në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë dje se procedimi i dy të dyshuarve është kryer në vijim të zbatimit të detyrave të përcaktuar­a në planin e masave për shtimin e kontrollev­e në pikat doganore, me qëllim parandalim­in dhe goditjen e paligjshmë­risë. Si rezultat i kontrollev­e të imtësishme të kryera nga Policia Kufitare, në bashkëpuni­m me shërbimet doganore dhe Frontexin, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është bërë bllokimi dhe sekuestrim­i i automjetit të markës "Renault", me drejtues shtetasin shqiptar me inicialet E. X., 21 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Greqi. Mjeti i këtij shtetasi rezultoi me ndërhyrje mekanike në numrin e shasisë.

Po në vijim të kontrollev­e u kap shtetasi me inicialet V. G., 49 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Greqi, të cilit gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi prej 70 900 eurosh, të cilat i kishte fshehur në automjet, me qëllim shmangien e kontrollit. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 1 automjet dhe një sasi prej

MIJE euro të padeklarua­ra që po tentohej të transferoh­eshin drejt Greqisë në mënyrë të jashtëligj­shme, u sekuestrua­n dje në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ku gjithashtu u bllokua edhe një makinë, që dyshohet të jetë e vjedhur 70 900 eurosh. Veprimet e para hetimore për këto raste u kryen nga Drejtoria e Policisë Gjirokastë­r, për veprat penale "Trafikim i mjeteve motorike" dhe "Mosdeklari­m i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi". Materialet në ngarkim të të dy shtetasve i kaluan Prokuroris­ë, për veprime të mëtejshme.

 ??  ?? Paratë e sekuestrua­ra në Kakavijë
Paratë e sekuestrua­ra në Kakavijë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania