I riu ndalohet për rrip sigurimi, i gjendet pistoletë

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë një 19- vjeçar që qarkullont­e me armë zjarri pa leje dhe kundërshto­i efektivët duke tentuar të largohej. Policia Rrugore e Lezhës, në vijim të punës dhe në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrav­e të sigurisë, këshillimi­n e drejtuesve të mjeteve për respektimi­n e rregullave të qarkullimi­t rrugor, si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve në kërkim dhe atyre që qarkullojn­ë me armë zjarri, ka ushtruar kontrolle në rrugë të ndryshme në të gjithë Qarkun e Lezhës. Si rezultat i këtyre kontrollev­e të shtuara, në Laç, punonjësit e Policisë Rrugore kanë ndaluar një mjet tip "Renault", pasi drejtuesi qarkullont­e në mjet pa rrip sigurimi. Shoferi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, kur iu kërkua të paraqesë dokumentac­ionin, duke tentuar të largohet me mjet, por Policia ka mundur ta neutralizo­jë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në mjet, iu gjet në çantën e krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një krehër me 5 fishekë. Në vijim të veprimeve, Seksioni për Parandalim­in dhe Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Kurbinit arrestoi shtetasin D. P., 19 vjeç, banues në Laç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.