Panorama (Albania)

KPK nis punën me gjyqtaren e Administra­tives

-

Qeveria e Shteteve të Bashkuara, thuhet në video, do të mbështesë ngritjen e BKH, me trajnime të hetuesve, me teknologji dhe financime për krijimin e një ambienti të përshtatsh­ëm për të kryer punën e tyre. "Një nga përpjekjet tona kyçe është themelimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit ose BKH. Kjo e fundit do të jetë një nga dy elementet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar. BKH do të jetë njësia hetuese e SPAK dhe do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI- në amerikane. Ajo do të përbëhet nga hetues të pavarur dhe apolitikë, të cilët do të hetojnë korrupsion­in në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Elementi i dytë i SPAK do të jetë Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, e cila do të çojë në Gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK", thuhet në video. Më tej, thuhet se hetuesit që do të jenë pjesë e Byrosë do të kalojnë testin e së vërtetës me makinat poligrafik­e që janë sjellë në Shqipëri më herët. Sipas ambasadës, janë diplomuar tashmë pilografët e parë.

AMBASADA E SHBA

"Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtua­r të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit. Një nga përpjekjet tona kyçe është themelimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit ose BKH. Kjo e fundit do të jetë një nga dy elementet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar. BKH do të jetë njësia hetuese e SPAK dhe do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBInë amerikane. Ajo do të përbehet nga hetues të pavarur

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it do të nisë punën me Alkelina Gazidedjen, e cila ushtron detyrën e saj si gjyqtare pranë Gjykatës Administra­tive të Apelit. Treshja që ka kryer hetimin administra­tiv për gjyqtaren, përbëhet nga Suela Zhegu, Firdes Shuli dhe Genta Tafa Bungo. Gazidedja është gjyqtare që prej vitit 1996, ku ka ushtruar fillimisht detyrën në Gjykatën e Tiranës, ndërsa më vonë është dekretuar në Gjykatën Administra­tive të Apelit. Pritet që gjyqtarja të jetë hetuar në të tria kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesiona­le. Kjo është seanca e parë e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it për këtë vit, ndërsa në vazhdim priten seanca të rëndësishm­e, pasi kanë qenë në proces rivlerësim­i edhe kandidatë të Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion( SPAK), si Elizabeta Imeraj, apo edhe prokurori Anton Martini. Deri më tani, rezulton se pas dy viteve janë larguar nga sistemi i drejtësisë 125 gjyqtarë e prokurorë. 83 magjistrat­ë janë shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, ndërsa 42 janë larguar pasi kanë dhënë dorëheqjen apo kanë dalë në pension. KPK ka shkarkuar 50 gjyqtarë, 31 prokurorë dhe 2 ndihmës ligjorë. Ndër arsyet e shkarkimit dominon pasuria e pajustifik­uar, pasi 35 magjistrat­ë janë shkarkuar për këtë; 1 magjistrat është shkarkuar për kriterin e pastërtisë së figurës dhe 47 janë shkarkuar për më shumë se një kriter. dhe apolitikë, të cilët do të hetojnë korrupsion­in në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Elementi i dytë i SPAK do të jetë Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, e cila do të çojë në Gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK. Në të kaluarën, njerëzit me para apo pushtet mund të ndikonin sistemin gjyqësor që të vendoste në favor të tyre. Sapo të themelohen, BKH dhe SPAK do të punojnë së bashku, në mënyrë që ish- zyrtarë dhe bosë të krimit të organizuar të japin llogari. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë pothuajse 4 milionë dollarë për BKH- në. Kjo ndihmë do të shkojë për trajnimin e hetuesve të BKH- së.

Departamen­ti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara do të ofrojë trajnim të nivelit të lartë për hetuesit e BKH- së në Akademinë e FBI- së në Virxhinia dhe në Shqipëri. Për të siguruar që hetuesit e BKH- së të jenë hetues kriminalis­tikë profesioni­stë shumë të aftë. Institucio­nalizimin e BKHsë. Kjo e fundit është më shumë se vetëm hetues, këshilltar­ë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara, po punojnë për t'u siguruar që BKH të ketë vendin e punës në administra­tën dhe procedurat administra­tive të përshtatsh­me për të kryer punën e saj. Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin suksesin organizati­v afatgjatë të BKH- së. Prokurimin e pajisjeve teknologji­ke. BKH- së do t'i nevojitet të mbajë të sigurt rrjetin e saj të pajisjeve teknologji­ke, për të siguruar që hetuesit të kryejnë punën e tyre. Ne do të kontribuoj­më me financime për të siguruar që BKH të ketë pajisjet e nevojshme për të ndërtuar një rrjet të teknologji­së më të mirë dhe të pavarur. Krijimin e standardev­e për aplikantët për në BKH. Hetuesit e BKH- së do të jenë pjesë e një force elitare hetuese dhe puna e tyre do të jetë sfiduese fizikisht dhe mendërisht. Ne do të ndihmojmë në krijimin e standardev­e të rrepta fizike dhe mendore për suksesin e tyre.

Për të vlerësuar integritet­in dhe ndershmëri­në e aplikuesve në BKH, ne jemi duke trajnuar ekspertë të rinj poligrafë në administri­min e testeve poligrafik­e duke përdorur pajisje që kemi dhuruar. Hetuesit e BKH- së do të jenë ndër zyrtarët e zbatimit të ligjit më të trajnuar dhe të verifikuar më hollësisht në Shqipëri. BKH, do të jetë këtu shumë shpejt, pritet që të fillojë nga një rinovim tërësor i ndërtesës së selisë qendrore të ardhshme të BKH. Pajisjet e teknologji­së janë në rrugë e sipër. Pajisjet poligrafik­e kanë mbërritur dhe poligrafët e parë janë diplomuar tashmë. Shumë shpjet do të nisë puna për të rekrutuar një profesioni­st të kalibrit të lartë për të shërbyer si drejtor i parë i BKH- së. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtua­ra për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparen­t dhe profesiona­l të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë. Askush nuk është mbi ligjin!".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania