Panorama (Albania)

VIKTIMA, NËNË E DY DJEMVE

-

Unë, siç e dini, punoj në Greqi. Kisha ikur në muajin nëntor për të punuar, se punë sezonale bëj. Isha në Kretë të Greqisë. Disa herë e merrja në telefon, por ajo nuk ma hapte. Kjo gjë më shqetësoi dhe nisa të kërkoja te të afërmit të interesohe­shin, por kur fola me vëllanë e madh në telefon, ai më njoftoi. Në shtëpi kishte ardhur Policia qysh atë natë që ka ndodhur ngjarja, rreth orës 1 të natës, por mua më njoftuan në mëngjes. E kisha një parandjenj­ë të keqe, por s'e mendova këtë gjë.

Kur kishit folur për herë të fundit me të dhe çfarë dyshuat se mund të kishte ndodhur?

Po, kisha folur atë ditë që ndodhi ngjarja, pasdite. Por kur u shqetësova, u kërkova familjarëv­e të tjerë këtu në fshat që të shkonin të shikon ku ishte dhe ata më thanë se dera e shtëpisë kish qenë e mbyllur. Kjo i kishte shqetësuar sepse në mëngjes dera hapet. Kur kishin hyrë brenda, ata kishin parë shtëpinë të kthyer përmbys, duke dyshuar që kishin hyrë për të vjedhur. Ma thanë në telefon dhe kjo më rriti dyshimet që i kishin bërë keq.

Ka pasur edhe herë të tjera shqetësime apo raste tentative për grabitje, ju kishte thënë diçka të tillë bashkëshor­tja?

Nuk kemi pasur dhe as na ka shkuar në mendje një gjë e tillë. Ajo pothuajse gjithë kohën rrinte vetëm, pa asnjë problem të tillë. S'kemi çfarë të themi. S'e mendonim kurrë.

Ju punoni gjithmonë në emigracion?

Shkoj shpesh. Tani kisha ikur në fund të muajit nëntor dhe do kthehesha sapo të mbusheshin tre muaj.

Policia ka arrestuar nipin tuaj si autor të dyshuar. A do të kërkoni drejtësi për nipin?

Po, nipi dyshohet të ketë qenë. Patjetër që do të kërkojmë drejtësi. Edhe fëmija po të ish

Drita Saliaj ishte nënë e dy djemve dhe shpesh jetonte e vetme, për faktin se bashkëshor­ti i saj dhe fëmijët punonin në Greqi. Ajo u grabit, u vra dhe u lidh e më pas u hodh në rezervuari­n e fshatit, nga nipi i burrit, L. Saliaj, 16 vjeç, dhe dy shokët e tij, S. Shehaj, 16 vjeç, dhe Ervis Zotaj, 26 vjeç. Viktima, e cila u përcoll dje në mesditë për në banesën e fundit, u sulmua në banesën e saj mbrëmjen e 5 janarit, nga nipi i burrit dhe dy shokët e tij, të cilët kishin shkuar për të grabitur, ndërsa ndodhej vetëm në banesë, pasi burrin e kishte në emigrim. Teksa nuk e dinin se ndodhej në banesë, ata janë përballur me të zonjën e shtëpisë, të cilën e kanë dhunuar, e kanë lidhur dhe e kanë hedhur në rezervuari­n e fshatit. Policia e Fierit tha zyrtarisht se në orët e para të mëngjesit të së martës, në Komisariat­in e Policisë Mallakastë­r janë paraqitur familjarët e Drita Saliaj, 50 vjeçe, të cilët denoncuan largimin e saj nga banesa. te, një krim ndaj prindërve, duhet të ndëshkohet.

Keni komunikuar me familjarët e nipit apo ata me ty? Jo, jo, absolutish­t, jo. Pas ngjarjes së rëndë, mësohet se nëna e adoleshent­it 16- vjeçar, L. Saliaj, ka ikur nga shtëpia, duke u druajtur për atë që mund të ndodhë pasi i biri vrau nusen e xhaxhait, ndërsa i shoqi i saj ndodhet në burg për drogë. Ky largim vjen pasi familja e të dyshuarit është shumë afër me atë të viktimës, ndërsa prej disa vitesh dy familjet nuk shkonin me njëra- tjetrën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania