Panorama (Albania)

“Nipi ishte tip i hedhur, kujtuan se kishte lekë”

Familja Saliaj sapo kishte shitur bagëtitë që mbante në shtëpi

-

Shoqja e ngushtë e Dritës, Perria, me lot në sy, ka thënë se ky lajm ka qenë i papritur, ndërsa shprehet se 50- vjeçarja ishte një ndër gratë e mira të fshatit Gjerbës. "Dritën e kisha shumë shoqe dhe ishte e përkryer. Pija kafe sa herë. Para disa ditëve më erdhi në shtëpi, se më kishte vdekur nëna. Ishte e malluar për dy fëmijët e saj që i kishte të larguar dhe fliste jashtë mase me dhembshuri. Jetonte vetëm. Ishte e pangatërru­ar, të gjithë si familje. Veç të mirën, të keqen s'e bënin kurrë. Këtë nuk e priste askush. Ai nipi ishte tip i hedhur që i vogël. Drita nuk është ankuar asnjëherë. Kishin disa lopë e viça në shtëpi dhe i shitën dhe kanë kujtuar se mos i kishte lekët në shtëpi. Por lekët i mbante i shoqi dhe i mbyllte në bankë dhe ndaj arritën ata e bënë këtë që bënë. S'jemi të sigurt, kemi shumë vjedhje dhe nuk jemi të sigurt. Kjo që i ka ndodhur asaj, mos i ndodhtë hasmit", shprehet ajo. Ndërkohë, dhjetëra miq e të afërm të familjes kanë thënë se ky është një krim i shëmtuar që duhet të ndëshkohet. "Nuk ka fjalë njeriu çfarë të thotë për këtë rast. Duhet të kthehet dënimi i rëndë, me varje a vdekje që të marrin frikë njerëzit. Qysh fal ligji. Ti paske të drejtë të më vrasësh mua, ndërsa shteti të bëjë falje. Nuk jam dakord. Këtu në fshat nuk kishin ndodhur kurrë ngjarje të tilla, s'kemi dëgjuar, por ja që vjen një ditë dhe ndodh. I mori jetën. Grua e re, në hall të saj, në punë të saj, njeriut s'i bihet më qafë. Çfarë janë këta njerëz! Duhet të kenë frikë, që të frenohen këto ngjarje", ka thënë Meço Saliaj, një i afërm i familjes.

 ??  ?? Autori i dyshuar, S. Shehaj
Autori i dyshuar, S. Shehaj
 ??  ?? Autori i dyshuar, L. Saliaj
Autori i dyshuar, L. Saliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania