Panorama (Albania)

Vrasja e 35- vjeçarit, Gjykata kërkon rihetim të ngjarjes

Altin Balliu u qëllua për vdekje nga Olger Mustafa, pas sherrit banal

-

Gjykata e Korçës i ka kthyer për herë të dytë dosjen Prokuroris­ë, duke kërkuar thellimin e hetimeve për vrasjen e Altin Balliut.

Krimi i rëndë ka ndodhur në muajin janar të vitit të shkuar, kur Altin Balliu u vra me armë zjarri për motive banale. Ditën e djeshme është zhvilluar seanca paraprake e gjykimit të çështjes, ndërsa Gjykata vendosi të kthejë dosjen duke i lënë detyrë prokurorit të çështjes të bëjë hetime të thelluara rreth autorit të ngjarjes. Sipas familjarëv­e të viktimës, autori Olger Mustafa është ndihmuar natën që ndodhi ngjarja nga një shok i tij, i cili deri tani nuk është hetuar nga Prokuroria. Ky person është shoqëruar për disa orë në komisariat dhe më pas Prokuroria e ka lënë të lirë. Ndërkaq, Prokuroria ka afat deri me fund të janarit për të plotësuar mangësitë e konstatuar­a nga Gjykata në dosjen hetimore.

AUTORI

Për këtë vrasje u akuzua Olger Mustafa, i njohur në Korçë edhe si Geri Muçi, i cili për disa javë radhazi arriti t’i fshihej Policisë, derisa u vetëdorëzu­a. Mes elementëve të tjerë të dosjes hetimore nuk munguan as pamjet filmike të kapura nga kamerat e një biznesi ku dukej qartazi e gjithë skena e ngjarjes, duke nisur nga momenti i grindjes mes grupit të shokëve të Altin Balliut e deri te vrasja barbare e tij. Por, ndërsa Olger Mustafa, një person me precedentë të mëparshëm kriminalë, është akuzuar si autori i vetëm i kësaj ngjarjeje nga organi i akuzës, pamjet filmike dhe akuzat e familjarëv­e përfshijnë në ngjarje një tjetër person. Më herët, familjarët e Altin Balliut akuzuan prokurorin e çështjes, Edmond Shytko, për anësi dhe favorizim të autorit të krimit.

NGJARJA

Altin Balliu, nga fshati Slabinjë i Pogradecit, ka qenë duke hipur në makinë, në momentin që është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Atë kohë, dëshmitarë­t në vendin e ngjarjes ndihmuan oficerët e Krimeve të Policisë së Korçës, që të identifiko­nin autorin, por nga ana tjetër shpjeguan edhe motivin e ngjarjes. Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi Olger Mustafaj, 34 vjeç, një ish- i dënuar për tentativë vrasjeje, por i proceduar edhe për krime të tjera. Referuar deklarimev­e të dëshmitarë­ve, 35- vjeçari Altin Balliu ka qenë në një lokal duke pirë së bashku me 4 shokët e tij. Ata kishin mbërritur aty me makinën e njërit prej shokëve të viktimës dhe kanë qëndruar në lokal për disa kohë. Automjeti i tyre ishte i parkuar në rrugë dhe kishte zënë pjesërisht hyrjen për te pallati ku banonte autori. I dyshuari Olger Mustafaj ka qenë duke shkuar në banesën e tij para se të niste debati. Mustafaj ka përplasur me mjetin e tij makinën e parkuar, duke bërë që të dyja automjetet të pësonin dëme të vogla materiale. Sapo kanë dëgjuar përplasjen e automjetit, viktima dhe 4 shokët e tij kanë dalë nga lokali dhe kanë nisur të debatojnë. Dëshmitarë­t kanë pohuar se autori i ka sulmuar ata duke u thënë se e kishin parkuar keq automjetin. Pas konfrontim­it fizik, autori i dyshuar i ngjarjes ka hyrë në shtëpinë e tij duke marrë një armë zjarri dhe sapo ka dalë nga aty ka nisur të qëllojë ndaj personave, me të cilët ishte konfliktua­r.

 ??  ?? Vendi ku u vra 35- vjeçari
Vendi ku u vra 35- vjeçari
 ??  ?? Viktima Altin Balliu
Viktima Altin Balliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania