Panorama (Albania)

Qëlluan me armë banesën e të moshuarit, arrestohen vëllezërit

-

Banorët në Grudë të Re të Njësisë Rrethina në Shkodër janë shqetësuar sërish nga të shtëna armësh, që janë dëgjuar rreth orës 12: 40 të 8 janarit. Policia Vendore e Shkodrës bëri të ditur se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës të shtetasit Gjergj Mhilli, 63 vjeç. Sipas Policisë, nga të shtënat me armë nuk ka dëme në njerëz në familjen Mhilli, ndërsa raportohet se ka ngordhur vetëm qeni i shtëpisë pas plumbave që kanë shkuar drejt kësaj banese. Policia, në njoftimin e saj, thotë se autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje janë dy vëllezër, shtetasi Astrit Kolndreu, 37 vjeç, dhe Ndue Kolndreu, 28 vjeç, që të dy banues në lagjen “Skenderbeg”. Menjëherë pas të shtënave, në vendngjarj­e ka mbërritur një numër i shumtë i forcave të Policisë, duke nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje, e cila mund të kishte përfunduar edhe me të plagosur apo viktima në njerëz nga të shtënat. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarj­e dhe po punohet për zbardhjen e plotë, por edhe kapjen e autorëve të dyshuar, që janë dy vëllezërit Astrit Kolndreu dhe Ndue

Kolndreu. Të shtënat me armë kanë ardhur pas një konflikti që kanë pasur dy familjet, familja e shtetasit Gjergj Mhilli me familjen e dy vëllezërve të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje. Janë të paqarta motivet e këtij konflikti që ka sjellë të shtënat me armë në drejtim të banesës së Gjergj Mhillit. Autorët, pas kësaj ngjarjeje, janë larguar menjëherë në drejtim të paditur, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një rrugë dytësore e njohur si ‘ Rruga e Hurmave’ në Grudë të Re, në afërsi edhe të fshatit Shtoj i Vjetër. Këto fshatra kanë disa degëzime rrugësh dhe lidhen në disa anë të ndryshme, ndaj edhe autorët nuk e kanë pasur shumë të vështirë që të largohen dhe të shpëtojnë pa u arrestuar. Pavarësish­t kësaj, forcat e Policisë po ushtrojnë kontrolle si dhe po grumbulloj­në informacio­ne për vendndodhj­en e dy vëllezërve Kolndreu për të mundësuar gjetjen dhe më pas kapjen e tyre. Policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e tyre, por nuk i ka gjetur aty dhe nuk ka gjetur as sende të paligjshme. Nga ana tjetër, Policia ka marrë dëshmitë e familjes Mhilli rreth kësaj ngjarjeje të ndodhur me vëllezërit Koldreu dhe se cila është arsyeja që kanë qëlluar në drejtim të kësaj banese. s. n

 ??  ?? Policia në vendin ku ndodhi ngjarja
Policia në vendin ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Qeni i ngordhur, pasi u qëllua me armë
Qeni i ngordhur, pasi u qëllua me armë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania