Panorama (Albania)

Ekzaminime­t në qendra shëndetëso­re, qytetarët mund ta caktojnë vetë datën

-

Nga data 1 janar, qytetarët jo vetëm që mund të aplikojnë nga shtëpia për të marrë një shërbim të caktuar në qendra shëndetëso­re, por do të kenë mundësi edhe të ripërcakto­jnë datën e vizitës, pikërisht në datën e orën që iu nevojitet. E gjitha kjo në rrugë elektronik­e, përmes portalit e- Albania, pa pasur nevojë të shkohet pranë qendrës. Risinë në fjalë e bëri me dje ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, në qendrën shëndetëso­re të rindërtuar në Vorë, të cilën e vizitoi një ditë më parë me Kryeminist­rin Edi Rama. Kreu i qeverisë bëri me dije se karta e shëndetit tashmë është e pavlerë, pasi ajo gjendet online, ndërsa qetësoi punonjësit, duke deklaruar se nuk do të ketë asnjë largim nga puna. “Jo më qytetarët në këmbë duke pritur administra­tën, po administra­ta në këmbë për të plotësuar dosjet e qytetarëve dhe për të kthyer përgjigje online në afatin ligjor. Mjafton që të vini te mjeku dhe mjeku e bën vetë këtë punë, e ai nuk kërkon më ku e ke, pse s’e ke, e harrova, më dhembte koka. Në fillim u krijua ideja që recepsioni­stë e sportelist­ë do ikin nga puna, se do bëhet online. Jo. Ju do jeni këtu online, që t’u shërbeni atyre që nuk do vijnë më këtu. Domethënë nuk ka më t’i thuash atij që vjen ‘ shko se të mungon kjo’, apo ‘ ta kanë bërë gabim këtë’. Çfarë ka dokumente që janë të shtetit, do t’i merrni ju për personin”, tha Kryeminist­ri Rama gjatë vizitës në qendrën e re shëndetëso­re, e cila nuk kaloi pa batuta me stafin mjekësor e pacientët. Ndërsa ministrja Manastirli­u sqaroi risinë e këtij shërbimi. “Prej një viti e pak, ekzaminime­t elektronik­e dhe referimi elektronik bëhen direkt nga mjeku i familjes te mjeku specialist, por ajo çfarë është shtuar tani në paketën e re të shërbimeve online, është ripërcakti­mi i vizitës apo i ekzaminimi­t. Janë 6000 veprime në ditë, apo 1.2 milionë veprime në vit që kryhen në total për skedulime, vendosje date konsulte apo ekzaminimi, ndërkohë që rreth 2 mijë në ditë, që nuk realizohen për arsye objektive. Vetë qytetari, nëse e humb, e ka këtë mundësi nëpërmjet riskedulim­it që tashmë është vendosur nëpërmjet portalit eAlbania”. Për të marrë një shërbim online, çdo qytetari i duhet më parë të regjistroh­et në portalin e- Albania, në të cilin gjendet lista e shërbimeve. Mjafton ndjekja e ecurisë së hapave për të kryer aplikimin, ndërsa do të paraqiten në sportel vetëm nëse prezenca e tyre është e detyrueshm­e. Ky proces transformu­es synon të zhdukë brenda këtij viti radhët për të kërkuar një shërbim, për të fituar kohë dhe eliminuar ryshfetin. Pas gjashtë muajsh, pritet hyrja në fuqi e një blloku të dytë me 395 shërbime online.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania