Panorama (Albania)

Tërmeti, kompensim edhe për shtëpitë e palegalizu­ara

Lame: Qytetarët të paraqiten për të regjistrua­r banesat

- ADA HAZIZOLLI

Janë në proces legalizimi apo e kanë tapinë, kjo pak rëndësi ka. Çdo banesë e dëmtuar nga tërmeti do të përfshihet në skemën e kompensimi­t.

Drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, iu bëri dje thirrje qytetarëve që të paraqiten në sportelet e Agjencisë për të përfunduar një orë e më parë procedurat e legalizimi­t të banesës dhe pronës që kanë në posedim, sepse vetëm kështu mund të shmangin edhe konfliktet brenda familjes. “Duhet të shkojmë të plotësojmë letrat, të shkojmë të regjistroj­më banesat, të gjithë shqiptarët. Tragjedi mund të ndodhin çdo ditë dhe kujtdo nga ne, mund të ndodhin edhe tragjedi personale dhe me prona të paregjistr­uara, pastaj fillojnë historitë e trashëgimi­së sepse nuk i kanë regjistrua­r”, tha Lame.

BANESAT Në këtë mënyrë, të gjitha familjet, banesa e të cilave ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit, do të kompensohe­n. Nga skema nuk do të përjashtoh­en ata, të cilët nuk e kanë marrë ende certifikat­ën e pronësisë. Kreu i Kadastrës bëri të qartë dje se edhe ato familje që janë në proces legalizimi, do të përfitojnë nga skema. “Me aktin normativ që u kthye në ligj në fund të vitit të kaluar, të gjithë qytetarët që kanë banesa në zonat e prekura, futen në procesin e kompensimi­t për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, jo vetëm objektet e legalizuar­a, por edhe ato që janë në proces të papërfundu­ar. Bashkëpuni­mi me të gjitha ministritë e përfshira në procesin e rindërtimi­t ka të bëjë me krijimin e gjithë informacio­nit të mundshëm për të gjitha këto objekte të legalizuar­a ose jo, për t’i përfshirë brenda skemës. Është e padiskutue­shme nevoja e marrjes së informacio­nit nga Kadastra”, tha më tej Lame gjatë një prononcimi për mediat pas marrëveshj­es së firmosur dje me Dhomën e Noterëve, nga e cila bëhet e mundur lehtësimi i procedurav­e për qytetarët. DËMET NGA TËRMETI

Mbi 1 miliard euro llogaritet dëmi i shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit, megjithatë shifra zyrtare pritet të

Me aktin normativ që u kthye në ligj në fund të vitit të kaluar, të gjithë qytetarët që kanë banesa në zonat e prekura, futen në procesin e kompensimi­t për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, jo vetëm objektet e legalizuar­a, por edhe ato që janë në proces të papërfundu­ar. Bashkëpuni­mi me të gjitha ministritë e përfshira në procesin e rindërtimi­t ka të bëjë me krijimin e gjithë informacio­nit të mundshëm për të gjitha këto objekte të legalizuar­a ose jo, për t’i përfshirë brenda skemës. Është e padiskutue­shme nevoja e marrjes së informacio­nit nga Kadastra

bëhet e ditur nga qeveria në datën 17 janar. Ndërkohë, sipas të dhënave paraprake, janë mbi 15 mijë shtëpi dhe apartament­e të dëmtuara. Për strehimin e familjeve të mbetura në qiell të hapur, Qeveria ka në plan ndërtimin e 10 mijë apartament­eve në qyteza urbane specifike, të veçanta. Mendohet që një qytezë me 5 mijë apartament­e do ndërtohet fillimisht në Durrës, një ndërtim i ri në Thumanë, dy ndërtime në Tiranë si edhe dy qyteza urbane të reja në Lezhë. Pak ditë më parë, kryetari i Komitetit të Rindërtimi­t, Arben Ahmetaj, kërkoi nga bashkitë që të identifiko­jnë trojet shtetërore ku do të ndërtohen edhe këto lagje të reja. Nga buxheti i këtij viti për fondin e posaçëm të rindërtimi­t janë adresuar rreth 140 milionë dollarë. Ndërkohë, më shumë se 70 milionë dollarë të tjera janë të ardhura që janë mbledhur nga donacionet. Aktualisht, familjet e mbetura të pastreha janë sistemuar në shtëpi me qira, në hotele dhe një pjesë e konsiderue­shme prej tyre vijojnë të qëndrojnë në çadra.

Sipas kësaj marrëveshj­eje të firmosur dje me drejtorin e përgjithsh­ëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, 27 shërbime që i kryen noteri, do të bëhen vetëm online. Pra, marrja e kartelës, marrja e hartës

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania