Panorama (Albania)

Sherri me Ramizin: Enveri, kurban për studentët, t’ju vijë turp!

“Ulërita nëpër shtëpi si një e plagosur. U la të tërhiqej zvarrë në sheshin ku ti u betove, shoku Ramiz”

- Nexhmije Hoxha

plumba gome, si ata të Policisë së Hekuran Isait. Ata nuk ishin aq të vendosur sa të linin kokën në këtë aventurë të shëmtuar.

Siç më thanë më pas, oficerët e shërbimit kishin ardhur të mbronin shtëpinë, nëse guxonin banditët të hynin brenda. Gjithashtu, me iniciativë­n e tij, kishte ardhur shefi i gardës, megjithëse nuk kishte marrë ndonjë urdhër nga lart. Ai kishte thënë: “Kjo bën pjesë në detyrat e Gardës... ç’ndryshim ka nëse ky kërcënim nuk vjen nga jashtë, por nga brenda?”. Ky ushtarak trim e besnik i betimit që kishte bërë për mbrojtjen e Republikës e të Socializmi­t, me mençurinë e tij, e dinte se përballë nuk kishte kundërshta­rë idealistë, të vendosur për të derdhur gjakun e tyre, por banda hajdutësh dhe vrasësish, të lëshuar si të tërbuar nga hekurat e burgjeve, prandaj mjaftonin një a dy breshëri në ajër dhe të evitohej një akt vandal dhe një skandal i turpshëm për shtetin tonë socialist.

Tani mendoj, po pse, a nuk mund të veprohej po kështu edhe për Monumentin e Enverit, i cili mbrohej edhe me ligj?! Përse u lanë autoblinda­t a tanket ( nuk e di sa ishin dy a tri) të fshehura pas Muzeut Historik dhe nuk u lejuan ato të vendoseshi­n anash e përpara monumentit dhe me praninë e tyre t’u thoshin turmës së grumbullua­r në Sheshin “Skënderbej”: “Mos guxoni të vini dorë mbi të, se është një akt barbar, që dënohet me ligj”? A nuk do të ishte një vendim më i mençur që t’u jepej urdhër drejtuesve të këtyre mjeteve që “në asnjë mënyrë të mos qëllonin mbi turmën a ndonjë personazh të veçantë në veprim, por veç të qëllonin në ajër për ‘ intimidim’ e frikësim”.

Pasi u qetësua gjendja rreth shtëpisë sonë, nuk po e duroja dot ndarjen nga fëmijët. Pyesja: Ku janë ata? Si janë? I them oficerit shoqërues të informohet dhe t’u thoshte ku jam unë dhe se do të desha të ishim bashkë, për të vendosur ç’do të bënim më tej. Fëmijët erdhën njëri pas tjetrit, me të vegjlit e tyre. Nuk dukeshin fare të tronditur ose, të paktën, nuk e tregonin këtë, si para meje dhe para të vegjëlve të tyre. Përkundraz­i, përpiqeshi­n të më bënin të qeshja, duke më treguar si ishin larguar nga shtëpia, çfarë tipash kishin parë në rrugicat rreth shtëpisë, të parruar, me flokë të gjatë, disa me thasë plastmase e të llojeve të tjera në supe. Të vegjlit ishin euforikë, se e kishin përjetuar këtë si një aventurë nga ato që shohin në filmat televizivë. Sigurisht, ata nuk mund të kuptonin se çfarë rreziku dhe “kthese e fortë” po ndodhte në jetën e tyre.

Kishte kaluar ora e drekës, por asnjëri nga fëmijët nuk kishte ngrënë gjë. Oficeri shoqërues shkoi në shtëpi, mori ca bukë e djathë e ç’gjeti, për të vegjlit. Ne, të mëdhenjtë, biseduam mes nesh. Në shtëpinë ku ishim, nuk mund të rrinim as edhe një natë. Shtëpia e Partisë kishte një sallë bilardoje e ping- pongu, sallë kinemaje, ndërsa në katin e dytë kishte vetëm dy dhoma, me nga dy krevate, ku flinin shokë të Byrosë Politike, të cilët punonin në rrethe si sekretarë partie.

Ndërkohë, ne nuk dinim ç’po ndodhte në qytet. Që nga dita e djeshme e rrëzimit të monumentit, u bënë më shumë se 24 orë, që tek unë nuk erdhi asnjë shok nga Byroja, asnjë nga sekretarët e KQ. Madje, nuk më mori në telefon asnjë prej këtyre dhe asnjë kuadër i ngarkuar nga aparati i KQ ose nga Ministria e Brendshme, për të pyetur si ishim ose për të na thënë se ç’duhet të bënim.

Orët po kalonin, po afrohej mbrëmja. I them oficerit shoqërues të lidhej me drejtorin e Drejtorisë së Ministrisë së Brendshme që merrej me lëvizjen e udhëheqjes së lartë të Partisë e të shtetit. Na erdhi një zyrtar, që unë e shihja për herë të parë. Ishte i ri dhe në moshë dhe, me sa dukej, zëvendëson­te kuadrin e vjetër, Xhule Çirakun, që kishte qenë partizan. Isha ca e zemëruar nga ky qëndrim neglizhent, por, duke parë se ai ishte i ri në detyrë, u përmbajta dhe i thashë: “Ç’keni vendosur për ne? Jeni në dijeni ju se çfarë ndodhi rreth shtëpisë sonë, jam vetë i pesëmbëdhj­etë, bashkë me shtatë të vegjlit dhe këtu s’mund të rrimë. Ku mund të shkojmë?”. Ai, shumë i prekur, tha: “Është shumë e drejtë vërejtja juaj... kemi qenë shumë të zënë... unë s’kam marrë ndonjë urdhër për ju...”. “Mirë, - i thashë, - shko u thuaj përgjegjës­ve të tu që të vendosin ku duhet të shkojmë sonte dhe të marrin masa!”. ( Kur i thashë “përgjegjës­ve të tu”, kisha të parasysh drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Brendshme)

Një takim i pangjarë ndonjëherë, me Ramiz Alinë dhe Adil Çarçanin. Nuk kaloi shumë kohë dhe erdhën Ramizi me Adilin. I prita me një fytyrë të zymtë. U ulëm në një kënd të sallonit. Ramizi, me një zë të këputur, tha: “Na vjen keq për atë që ngjau dje...”.

Unë e ndërpreva: “Keq? Turp, turp, turp i pashlyeshë­m! Ju e dini, - vazhdova, - kur vdiq Enveri, ju dhe askush tjetër nuk më pa të qaja. Qe një ngushëllim i madh për mua që atë e qau një popull i tërë... kurse dje, qava dhe ulërita nëpër shtëpi, si një e plagosur... Enveri u la të tërhiqej zvarrë në sheshin ku ti u betove, shoku Ramiz, u la për t’ua çuar kurban studentëve, që gjoja bënin grevë urie me këngë rrok, për t’i hequr emrin e Enverit universite­tit, që u ngrit me iniciativë­n e tij. Më vjen keq shoku Adil, që ju e mbyllët karrierën tuaj me një firmë për heqjen e emrit të Enverit...”.

“Jo, nuk është ashtu, - ndërhyri Ramizi, - Adili do të vazhdojë të punojë e të luftojë...”

Buzëqesha lehtë dhe hidhur me këto lloj iluzionesh që, tashmë, ishin përmbysur bashkë me shtatoren e Enverit dhe ishin djegur në flakën e veprave të tij, ashtu si vënin dikur skuadronet naziste, kur ngjiste shkallët e pushtetit Hitleri në Gjermani.

U thashë: “Ju kanë raportuar se çfarë ngjau sot rreth shtëpisë? Si shpëtoi shtëpia e Enverit nga grabitjet, rrënimi, djegia dhe shpëtoi familja e tij nga linçimi..?

Si është e mundur që kanë kaluar 24 orë nga ajo, që, për mua qe vdekja e dytë dhe më e rëndë e Enverit, dhe s’u kujtua asnjë nga ju, as nga anëtarët e Byrosë, asnjë nga sekretarët e KQ, asnjë shok, asnjë shoqe të vinte të më thoshte një fjalë ngushëllue­se dhe tani ndodhem në rrugë, vetë i pesëmbëdhj­etë, dhe nuk di ku të shkoj...!”.

“E drejtë, - tha Ramizi, - por kemi qenë shumë të zënë, se gjendja është shumë e acaruar dhe ishim të angazhuar në disa mbledhje...”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania