Panorama (Albania)

Perlë e Majkëll Ngosë, por Tirana thyhet në Turqi

-

Tirana mundet në miqësoren e parë në tokën turke. Skuadra bardheblu mundet 2- 1 nga zotët e shtëpisë, Alaniaspor­i. Goli i vetëm për skuadrën tonë u shënua Majkëll Ngo në pjesën e dytë, por turqit treguan kthjelltës­i dhe menjëherë kaluan në avantazh. Një ndeshje e mirë e skuadrës kryeqyteta­se, e cila luajti goxha mirë, por në momente të caktuara gaboi. Edhe pse nuk luajti titullar, ndeshje shumë pozitive zhvilloi edhe Majkëll Ngo, autor i një goli të bukur, por që nuk rezultoi vendimtar për Tiranën, që kështu humbet miqësoren e parë në kokën turke, por duke dalë me kokën lart nga kjo ndeshje goxha e rëndësishm­e.

Në përgjithës­i ishte një ndeshje e qetë nga të dyja ekipet, të cilat studionin njëra- tjetrën me kujdes. Trajneri Emanuel Egbo e nisi takimin me Muçin si sulmues të parë, duke lënë në stol Ngonë. Pas disa rasteve sporadike, por jo shumë të

Takimi -

rëndësishm­e, të parët që kaluan në avantazhi ishin turqit, të cilët gjetën golin e parë të ndeshjes me Karacan në minutën e 28- të të takimit. Lojtari i turqve, i pambuluar nga kundërshta­ri i tij, shënoi para portës pas një aksioni të nisur nga ekipi turk me një top të humbur nga mesfusha bardheblu. Pas kësaj, bardheblut­ë u hodhën në sulm për golin e barazimit, por pa sukses. Edhe pse patën raste për gol, nuk ia dolën që të barazojnë sfidën që 45minutësh­in e parë.

Pjesa e dytë nisi përsëri e qetë, me të dyja ekipet që kërkonin golin. Ego këtë herë hedh në fushë artilerinë e rëndë, me Ngonë, Osmanin, Karabecin, të cilët sjellin ekuilibër dhe siguri në fushë. Në fakt, ishte Tirana që realizoi, teksa në minutën e 62të, Majkël Ngo realizoi një gol shumë të bukur, me një harkim të shenjestru­ar brenda në zonë, pas një aksioni perfekt të bardhebluv­e. Anglezi dhuroi shou edhe më vonë, duke dhënë disa asiste për gol, por të papërdorur­a nga shokët e tij. Madje, Ngo në një rast shfryu jashtë fushe për një gol të humbur nga shokët e tij. Megjithatë barazimi vazhdoi shumë pak, pasi në minutën e 71- të, Alaniaspor kaloi përsëri në avantazh, teksa Kampos shënoi një gol shumë të bukur me këmbën e majtë, pak a shumë si ai i Ngosë.

Përtej rezultatit, ajo që ngrohu dje ishte loja. Skuadra luajti mirë dhe tregoi se ka dëshirë për të fituar. Gjithsesi, duhet pranuar se grupi ka akoma shumë punë për të bërë. Bardheblut­ë janë vetëm në ditët e para të fazës përgatitor­e dhe besojnë se me këtë fazë do të jenë gati për të rinisur luftën për në Kategorinë Superiore dhe qëllimin e tyre, titullin kampion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania