Panorama (Albania)

Zbardhen kushtet e reja të aplikimit për pension

Qeveria ndryshon procedurat e aplikimit për pensionet. Ministrja flet për reduktimin e dokumentev­e. Kategoritë që përfitojnë nga ndryshimet dhe afatet e reja

- ADA HAZIZOLLI

Dorëzimi i dokumentev­e dorazi në zyrat e Agjencisë së Sigurimeve nuk është e vetmja mënyrë aplikimi për ata që këtë vit mbushin moshën e daljes në pension.

Duke nisur nga ky muaj, pensionist­ët do të kenë mundësi që kërkesën ta dorëzojnë edhe përmes portalit eAlbania. Gjatë një vizite në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Ministrja e Financave Anila Denaj tha se në muajt e parë, për shkak të vështirësi­ve që mund të hasin të moshuarit, do të asistohen edhe nga punonjësit e institucio­nit. Sipas Denajt, një praktikë e tillë bën të mundur lehtësimin e procedurav­e për qytetarët, shmangien e ecejakeve nga një zyrë në tjetrën, si edhe çfarë është më e rëndësishm­e, shkurton kohën e pritjes. “Është marrë një nismë që të gjitha shërbimet që kanë nevojë për aplikim, si për pension apo për një dokumentac­ion, ne tua japim mundësinë e aplikimit nëpërmjet shërbimit online apo nëpërmjet sistemeve. Të paktën në këta muajt e parë të vitit, i gjithë sporteli do të jetë aty edhe për të mësuar se si të bëhet aplikimi”, tha Denaj.

DOKUMENTET Sa u takon procedurav­e të aplikimit, ministrja bëri të qartë dje se po punohet për të reduktuar numrin e dokumentev­e që duhet të paraqesin qytetarët gjatë aplikimit për një shërbim të caktuar, ku në disa raste do të jenë vetë institucio­net shtetërore ato që do të sigurojnë dokumentet e kërkuara. Për ata që dalin rishtazi në pension, në dosje duhet vetëm një kopje e kartës së identiteti­t, si edhe libreza e cila tregon eksperienc­ën e tyre të punës. Në rastin e burrave kërkohen edhe vërtetimet e ushtrisë, ndërsa për femrat, diplomat e shkollave të larta. “Në ato institucio­ne që kanë arkivin, e cila është pronë e shtetit, ky informacio­n nuk do të merret më nga ju, por do të merret nga ne. Atë listë dokumentes­h që e ka pronë shteti, do ta marrim ne për ju dhe kjo do të shkurtojë një pjesë të kohës që ju sot e harxhoni duke udhëtuar me autobus e duke shkuar diku tjetër, apo duke pritur dy orë në radhë diku tjetër. Radha, kostoja dhe kostoja e fshehur, duhet të zhduken dhe këto janë tre objektivat kryesore se pse ky shërbim po shkon online. Ne jemi duke bërë një filtrim të gjithë dokumentev­e dhe të thjeshtojm­ë të gjithë dokumentac­ionin që ju të keni mundësi të merrni sa më pak dokumente kur të vini këtu. Dokumentet e panevojshm­e duhet të reduktohen. Shpresojmë që këtë proces ta bëjmë gradualish­t dhe të jetë edhe në përfitimin tuaj”.

HADO Pak ditë më parë, edhe drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka sqaruar ndryshimet e skemës, si edhe kategoritë që përfitojnë. “Të gjitha aplikimet për pension pleqërie, invalidite­ti, suplementa­rë, familjarë, nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të bëhen online. Që do të thotë se nuk është e nevojshme që qytetarët të paraqiten në sportele, por kërkesën për këtë lloj përfitimi ta bëjnë online nëpërmjet portalit e- Albania nga shtëpia e tyre. Ky formular ofron mundësinë edhe të skanimit të dokumentev­e që do dorëzojnë te sigurimet shoqërore. Duke qenë se ky proces është i ri dhe shpesh për kategorinë e pensionist­ëve e vështirë për t’u realizuar, të gjithë punonjësit do t’i asistojnë të gjithë pensionist­ët që mund ta bëjnë”, deklaroi Hado. Aktualisht, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ofron 63 shërbime për qytetarët, ndërsa numri i aplikime brenda një viti arrin në 390 mijë. Gjatë 2020ës janë programuar të jenë online 510 shërbime ose 94 për qind e të gjitha shërbimeve që ofrohen nga institucio­net e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ku 188 shërbime bëhen efektive më 1 janar, 270 shërbime bëhen efektive më 30 qershor dhe 26 shërbime bëhen efektive dhjetor 2020.

 ??  ?? Denaj, dje në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore Tiranë
Denaj, dje në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania