Panorama (Albania)

Kryeminist­ri Rama, vizitë në Moskë dhe Kiev

“Pjesë e axhendës së drejtuesit të OSBE dhe angazhimev­e që kam marrë”

-

Kryeminist­ri Rama pritet të zhvillojë shumë shpejt vizitë zyrtare në Moskë, Uashington dhe Kiev. Si Kryeminist­ër i vendit që drejton OSBE- në, Rama tha dje se është në pritje të rakordimit të axhendës së këtyre vizitave, ku pritet të takohet me Presidenti­n rus, Putin, dhe Presidenti­n amerikan, Trump. “Vizita në Rusi është pjesë e axhendës së drejtuesit të OSBE- së dhe është pjesë e angazhimev­e që unë kam marrë, ndërkohë që gjatë gjithë vitit kemi bërë edhe harmonizim­in e angazhimev­e me ministrin në detyrë për të balancuar obligimet e OSBE- së me obligimet e brendshme dhe janë disa vizita që do bëhen shumë shpejt. Praktikish­t, më të shpejtat janë vizitat në Ukrainë, në Shtetet e Bashkuara dhe në Rusi. Tani, për datat, ne presim konfirmime nga të gjitha palët, sepse duhen rakorduar me të gjitha palët”, u shpreh Rama dje në Vjenë. Pak kohë më parë, ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, foli për një vizitë të mundshme në Moskë të Kryeminist­rit Rama. “Vizita e Kryeminist­rit Rama në Moskë, patjetër është e mundur dhe madje është e nevojshme, por për të realizuar një udhëtim të tillë, është e domosdoshm­e, siç u shprehët me të drejtë, një axhendë solide, një axhendë substantiv­e, përfshirë këtu pse jo, edhe nënshkrimi­n e dokumentev­e dypalëshe”, është shprehur Karpushin në dhjetor 2016. Sipas tij, është e nevojshme të firmosen traktatet e bashkëpuni­mit mes dy vendeve. “Kemi rënë dakord që shumë shpejt duhet caktuar edhe bashkëkrye­tari i këtij komisioni për palën shqiptare dhe që në atë moment, unë u shpreha i gatshëm që pala ruse të japë propozimet e saj për axhendën e sesionit të radhës së këtij komisioni, përfshirë këtu edhe shqyrtimin e çështjes së Traktatit të bashkëpuni­mit, të miqësisë midis dy shteteve, i cili meqë ra fjala, për fat të keq, akoma nuk është firmosur”, ka thënë Karpushin.

 ??  ?? Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin
 ??  ?? Presidenti i SHBA, Donald Trump
Presidenti i SHBA, Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania