Panorama (Albania)

“Individët e larguar gëzojnë imunitet në parti”

"Ligji nuk parandaloi të inkriminua­rit në zgjedhjet e 2019"

-

Mbi 860 zyrtarë të lartë dhe të mesëm janë shkarkuar dhe kanë humbur mandatin si pasojë e ligjit të dekriminal­izimit që nga viti 2014, kur maxhoranca dhe opozita miratuan ligjin "Për garantimin e integritet­it të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike", i ashtuquajt­uri Ligji i Dekriminal­izimit. Sipas një raporti të Institutit të Studimeve Politike të publikuar ditën e djeshme, midis viteve 2014- 2016 dhanë dorëheqjen tre deputetë, dy të tjerëve ia hoqi KQZ- ja, si dhe u larguan mbi 150 zyrtarë të lartë e të mesëm në nivelet e qeverisjes. Ndërsa midis viteve 20162019 humbën mandatin edhe dy deputetë të tjerë, tre kryetarë bashkie, një anëtar i Gjykatës Kushtetues­e/ Gjykatës së Lartë dhe më shumë se 200 këshilltar­ë lokalë e rreth 500 zyrtarë të nivelit të mesëm e të lartë. Ndonëse numri i të larguarve nga ligji i dekriminal­izimit është i lartë, sipas ISP- së, statistika­t nuk janë shumë domethënës­e. Instituti ngre shqetësimi­n se edhe pse pritej që kurba e përfshirje­s së individëve me rekorde kriminale në politikë dhe qeverisje të ulej ndjeshëm me kalimin e viteve, në zgjedhjet lokale 2019 treguan se trendi vjen gjithnjë në rritje. "Ka një hendek të thellë midis koncepteve të dekriminal­izimit dhe vullnetit politik për ta jetësuar atë në mënyrë cilësore dhe integrale", thuhet në raportin e ISP- së. Analiza e bërë nga Instituti i Studimeve Politike konstaton se ligji i dekriminal­izimit është i paplotë. "Legjislaci­oni i dekriminal­izimit nuk parashikoi të gjitha elementet që e bëjnë procesin efektiv, parandalue­s dhe transparen­t aktualisht e në të ardhmen. Individët me rekorde kriminale, të larguar nga Parlamenti dhe qeverisja vijojnë të gëzojnë imunitet politik në partitë e tyre politike. Nuk ka ende vendime publike të partive për pezullim apo për t'i përjashtua­r nga partia", theksohet në raportin e ISP- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania