Lojërat e Putinit mund të dalin jashtë kontrollit

Panorama (Albania) - - OPINION - KONSTANTIN EGGERT* * D. W.

Sezoni festiv i Presidenti­t rus Vladimir Putin është trazuar jashtë mase. Së pari, Kongresi amerikan vendosi sanksione kundër kompanive që ndërtojnë tubacionin ‘ Nord Stream 2’, projekti kyç europian për energji nga Kremlini. Pastaj Izraeli, Qiproja dhe Greqia - të gjitha këto kanë marrëdhëni­e të përzemërta me Moskën - i dhanë një goditje tjetër projektit, duke njoftuar ndërtimin e një tubacioni gazi në Europë, që mund të minojë përfitimin e ‘ Nord Stream’- it. Dhe vetëm tri ditë para Krishtlind­jes Ortodokse ruse, amerikanët e goditën me forcë aleatin e Moskës, Iranin, duke vrarë në Bagdad gjeneralin Qassem Soleiman. Sipas burimeve në Moskë, Putini e njihte shumë mirë Soleimanin: ai luajti një rol kryesor në krijimin e aleancës ruso- iraniane, që shpëtoi regjimin e Bashar al- Asadit në Siri nga ai që në vitin 2015 dukej si fund i afërt.

Që Presidenti amerikan, Donald Trump, vuri në shënjestër dikë që shumë e konsiderua­n figurën e dytë më me ndikim në Iran, pas udhëheqësi­t shpirtëror Ayatollah Ali Khamenei, duhet ta ketë tronditur Kremlinin dhe të ketë ringjallur fantazmën e një ndryshimi të regjimit që po përgatitet. Kërcënimi gati i pafshehur i Shtëpisë së Bardhë për të goditur jo vetëm objekte ushtarake dhe ekonomike, por edhe “objektiva kulturorë” në Iran - një referencë jo aq e paqartë për të bombarduar qytetin e shenjtë të Qomit, ku ndodhet rezidenca kryesore e Khameneit - e shton ankthin.

SYNIM I PËRBASHKËT

Akti gjithashtu i kujton në mënyrë të pakëndshme udhëheqjes ruse se ka një gjë të rëndësishm­e të përbashkët me pushtetarë­t në Teheran. Objektivi kryesor i të dyja regjimeve është në fund shumë i thjeshtë - mbijetesa. Dhe, megjithëse Amerika nuk do ( dhe as nuk mundet) ta ndryshojë sistemin politik të Rusisë, vdekja e Soleimanit pa dyshim që do të shihet në Moskë në këtë këndvështr­im. Prirja e papritur e Trumpit për të luajtur lojën politike të simboleve - pesëdhjetë e dy objektivat e përcaktuar­a iraniane korrespond­ojnë me numrin e punonjësve të ambasadës amerikane të marrë peng në Teheran në nëntor 1979, me urdhër të Ayatollah Ruhollah Khomeinit - vetëm sa e shton shqetësimi­n. E gjithë kjo duhet ta shqetësojë Moskën. Në vështrim të parë, Rusia do të përfitonte nga një rritje e çmimeve të naftës po të acarohet konfrontim­i amerikano- iranian. Padyshim që kjo do të shtynte Teheranin të blejë më shumë armë nga Moska dhe të nënshkruaj­ë më shumë marrëveshj­e me Rosatom- in, monopolist­in e energjisë bërthamore të Rusisë, i cili po ndërton reaktorin Bushehr në brigjet e Gjirit Persik të Iranit. Por me gjithë deklaratat e ashpra të Ministrisë së Jashtme ruse dhe histerisë antiamerik­ane dhe proiranian­e në mediat e kontrollua­ra nga shteti, në prapaskenë Kremlini duhet të shpresojë që Teherani të japë një përgjigje të kufizuar ndaj vrasjes në Bagdad.

OPSIONE TË KUFIZUARA

Po të zgjedhin konfrontim­in iranianët, Presidenti Putin do të ketë dy alternativ­a - ose t’u qëndrojë besnik aleatëve të tij iranianë çfarëdo që të ndodhë, ose të dalë në heshtje nga skena, duke e lënë Teheranin të kujdeset për veten e tij. Mundësia e parë nënkupton rrezikimin e konfrontim­it të drejtpërdr­ejtë ushtarak me Shtetet e Bashkuara, pothuajse me siguri sanksione të reja ( dhe më të ashpra) nga Kongresi Amerikan, duke shkatërrua­r marrëdhëni­et e ndërtuara me dhimbje me sauditët dhe izraelitët. Për më tepër, e gjithë kjo do të ishte e kotë - Irani nuk ka shanse të fitojë në një ndeshje të tillë.

Mundësia e dytë për Putinin është të vështrojë nga larg se si aleatët e tij iranianë dërrmohen ushtarakis­ht dhe ekonomikis­ht. Por më e keqja është se kjo mund të nënkuptojë edhe ndryshimin e regjimit në Teheran - qeveritë që humbasin luftërat, zakonisht nuk fitojnë ndonjë popullarit­et. Shërbimi i sigurisë i gjeneralit të ndjerë Suleimani dhe kolegët e tij të Policisë kanë vrarë dhjetëra, nëse jo qindra, demonstrue­s antiqeveri­tarë muajt e fundit. Kremlini mund ta ketë të vështirë - nëse jo plotësisht të pamundur - të bjerë dakord me qeverinë e re, e cila me shumë gjasa do të përpiqet të bëjë paqe me Perëndimin dhe t’i kthejë shpinën Moskës.

Në një rast të tillë, Rusia jo vetëm që do të humbiste një aleat kryesor për mbështetje­n e Asadit në Siri, por do të bëhej shumë më pak e rëndësishm­e për Izraelin ( i cili e sheh Putinin si një ndikues tek iranianët) dhe sauditët ( të cilët në thelb kanë të njëjtin qëndrim). Kjo do të përfshinte edhe Presidenti­n turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili tashmë duket se do të ketë konflikt me Rusinë për Libinë.

Me regjimin iranian të minuar ose të shkatërrua­r masivisht, pozicioni i Moskës në Lindjen e Mesme dhe prestigji personal i Vladimir Putin si autoriteti më i lartë në botë për ndalimin e “ndryshimit të regjimeve” dhe si një njeri që kurrë nuk i lë aleatët në baltë, do të goditej keq dhe do të zbulohej se është më i dobët sesa duket. Roli i intensifik­uar i Rusisë në Lindjen e Mesme tani ka të bëjë vetëm me tërheqjen e vullnetshm­e të Amerikës nga rajoni, dhe jo me peshën politike, ekonomike dhe ushtarake të Moskës.

NGATËRREST­ARI TANI PAQEBËRËS?

Presidenti Putin ka çdo arsye të urojë që iranianët të tërhiqen nga konfrontim­i me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shenjat e para nuk janë inkurajues­e. Me votimin e Parlamenti­t irakian të ndikuar nga Teherani për të dëbuar trupat amerikane nga vendi dhe me Iranin që zyrtarisht e lë Planin Gjithëpërf­shirës të Përbashkët të Veprimit të paprekur, dhe në përgatitje për të rivënë në punë centrifuga­t e tij bërthamore, përshkallë­zimi mund të jetë i parashikue­shëm. Amerikanët tregojnë pa pushim që “e zotërojnë” përshkallë­zimin.

Shansi më i mirë i Putinit për të shmangur këtë dramë është të luajë rolin e paqebërësi­t - jo vetëm, por i shoqëruar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Erdogani i Turqisë, të cilët po nxitojnë ta takojnë atë në dy ditët e ardhshme. Berlini dhe Ankaraja nuk duan ta shohin Lindjen e Mesme të shpërthejë dhe do t’i kërkojnë Putinit të përdorë lidhjet e tij të ngushta në Teheran për të arritur një marrëveshj­e dhe për ta kursyer konfrontim­in. Nëse kjo përpjekje e minutës së fundit nuk do të ketë sukses, burri i fortë i Rusisë mund të kthehet së shpejti në spektator në dramën që ka shkruar deri tani - por që mund ta ketë të pamundur ta përfundojë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.