Nga letra në gjuhë të huaj te dëshmia e pronarit të shtëpisë, dosja e plotë e ekzekutimi­t me snajper

Vrasësi i Kastriot Reçit hyri me dy çanta në apartament­in nr. 28, njëra mbajtëse snajperi. Dëshmia e pronarit: Në shtëpi nuk banon njeri

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - XHENTILA GJOSHI

Ekzekutimi mafioz i ndodhur tri ditë më parë në qendër të qytetit të Rrëshenit ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit dhe organet e tjera të hetimit. Autori mbetet ende i paidentifi­kuar, ndërsa në zonën ku u vra biznesmeni Kastriot Reçi u gjet arma tip snajper me silenciato­r, një paruke dhe një kanotiere. Këto dyshohet se janë përdorur nga vrasësi i 47- vjeçarit, ndërsa janë dërguar në Policinë Shkencore ku do të kryhen ekzaminime­t për të gjetur ndonjë gjurmë të mundshme, që mund të çojnë në identifiki­min e vrasësit. Ndërkohë, snajperist­i që ekzekutoi me një plumb Kastriot Reçin ka qëndruar në një pallat, duke ndërtuar dhe një plan strategjik e të sofistikua­r për të bërë eleminimin fizik të shtetasit Kastriot Reçi. Sipas burimeve nga grupi hetimor, snajperist­i ka qëndruar në një apartament në katin e nëntë të pallatit, që mban numrin 28. Ky apartament ka rezultuar se është në pronësi të Gjergj Tomës, i cili ka deklaruar se atë banesë ia kishte dhënë me qira gjatë muajve të verës një personi të quajtur Pashk Frroku, nga Klosi i Mirditës. Po ashtu, Toma ka deklaruar se për apartament­in ka marrë dy herë qira nga 15 mijë lekë të rinj për muajt korrik dhe gusht dhe se i kishte dhënë qiramarrës­it dy çelësa. Më pas, Pashk Frroku ia ka dorëzuar atij vetëm një çelës, duke thënë se tjetrin e kishte vëllai i tij që kishte ikur në Gjermani. Nga ajo periudhë, sipas Gjergj Tomës apartament­i nuk është përdorur nga asnjë person tjetër. “Panorama” zbardh dosjen e Prokuroris­ë për krimin e ndodhur në Rrëshen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.