Panorama (Albania)

Xhaxhai rrëfen bisedën: Si ma tregoi nipi vrasjen e kunatës

Ngjarja ndodhi më 5 janar të këtij viti, Luis Saliaj bashkë me shokët shkoi për të grabitur shtëpinë e xhaxhait

- MAJLINDA RAMA

Pak ditë nga ngjarja horror në fshatin Gjerbës të Mallakastr­ës, xhaxhai i 16- vjeçarit Luis Saliaj, një nga autorët e dyshuar, ka treguar se si e ka mësuar ngjarjen e rëndë.

Drita Saliaj u gjet e vdekur në rezervuari­n e fshatit Gjerbës. Ilir Saliaj, xhaxhai i 16- vjeçarit dhe kunat i viktimës, ka rrëfyer se nipi i tij e ka pranuar që e kanë mbytur gruan 50- vjeçare. Ai kërkon dënim maksimal për të riun, ndërsa theksoi që ishte djalë problemati­k dhe përdorues i lëndëve narkotike. Teksa e mohon si nip, në rrëfimin e tij xhaxhai thotë se familjes së Dritës i ka borxh kokën.

Ju jeni xhaxhai i L. Saliajt, çfarë dini për ngjarjen e ndodhur në Gjerbës?

Në datën 5 janar mua më mori në telefon nëna e Luisit dhe më tha: "Djalin e shikoj të dyshimtë dhe diçka ka ndodhur". Në momentin që më tha kunata këtë gjë, mora vëllanë e madh në telefon dhe një nipin tonë me makinë dhe u nisëm drejt fshatit Romës, aty ku rrinte nëna e Luisit bashkë me Luisin dhe vëllanë e tij. Ata kishin ikur para Vitit të Ri te babai i nënës së Luisit dhe do të ktheheshin në Gjerbës në datën 6 janar. Atje gjetëm edhe njerëz të tjerë, gjyshërit e Luisit dhe në momentin që shkuam nuk e mbajta dot veten dhe e kam dhunuar Luisin për të më treguar çfarë kishte ndodhur. Kur ma tregoi ngjarjen, më tha se nuk kishte marrë pjesë në vrasje dhe se e kishin vrarë të tjerët, por pa ma treguar emrin se kë kishin vrarë. Në atë kohë, kunata ka marrë edhe numrin e një shoferi të fshatit, i cili i tregoi se dyshohej për Dritën. I ka rënë numrit të Dritës dhe ajo nuk i është përgjigjur. Pas kësaj, të gjithë sa ishim morëm edhe nipin dhe u nisëm drejt Komisariat­it të Policisë Mallakastë­r. Kur vemi atje, për momentin polici nuk ndodhej aty, zbriti dhe erdhi aty. I kemi thënë merreni këtë njeri se kemi dyshime që ky e ka vrarë dikë.

Çfarë ndodhi më pas?

I kam thënë policit merre, se ju tregon vetë fëmija. Dhe kur e kanë marrë, atje është zbërthyer se çfarë ka ndodhur, i ka treguar të gjitha.

Çfarë ka treguar konkretish­t?

Ka treguar që ka vajtur me një shok tjetër, kanë pirë dhe kafe,

 ??  ?? Ilir Saliaj, kunati i viktimës
Ilir Saliaj, kunati i viktimës
 ??  ?? Luis Saliaj, autori i dyshuar
Luis Saliaj, autori i dyshuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania