Rama nis negocimin e krizave të mëdha, vizitë në Ukrainë

"Jam fuqimisht i angazhuar për të bërë më të mirën time, që kriza e Ukrainës të mos të përshkallë­zohet më tutje"

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Shqipëria mori dje zyrtarisht drejtimin e OSBE- së, ndërsa Kryeminist­ri Rama, në cilësinë e kreut të organizatë­s, do ta nisë punën për zbutjen e konfliktit 6- vjeçar në Ukrainë.

Gjatë një konference për shtyp me gazetarët në selinë e OSBE- së në Vjenë, Rama tha se qëllimi i kësaj përpjekje të parë është ndalimi i përshkallë­zimit të krizës, të vendoset dialog dhe të garantohet paqja.

UKRAINA

"Si kryesuesi i OSBE, unë duhet të distancohe­m dhe nuk duhet të shpreh qëndrime, pikëpamje, mendime, të cilat mund të jenë të natyrshme kur flas si Kryeminist­ër i Shqipërisë dhe kur flas në emër të qeverisë shqiptare, por, kur në këtë pozitë, që jam si kryesues i OSBE- së, kjo nuk do të jetë e mundur. Prandaj, si kryetari i OSBEsë, së bashku me Sekretaria­tin e OSBE- së dhe gjithë të tjerët, detyra ime është që të nxis sa më shumë të jetë e mundur që të kemi dialog dhe për mënyrën si do të ecim përpara, në mënyrë që të garantojmë paqe. Sigurisht, është e qartë që sfida në Ukrainë dhe rrotull saj është një sfidë mjaft e madhe sigurie në Europë dhe prioriteti bazë për mua dhe për ne është që të mbështesim punën e misionit monitorues në Ukrainë dhe përpjekjet e grupit të kontaktit tropalësh, të punojmë me përfaqësue­sin special që sapo u caktua dhe në të njëjtën kohë të jemi sa më të dobishëm që të jetë e mundur, në mënyrë që të sjellim të dyja palët që të afrohen drejt një konkluzion­i pozitiv, të cilin të gjithë e dimë që kështu duhet të jetë. Nuk është në fakt pa arsye që unë kam vendosur të bëj vizitën time të parë në Ukrainë dhe jam fuqimisht i angazhuar për të bërë më të mirën time që kjo krizë që ka vazhduar për më shumë se 6 vjet të mos të përshkallë­zohet më tutje. E nga ana tjetër të vazhdojmë për zbatimin e plotë të marrëveshj­es së Minskit, sepse marrëveshj­a e Minskit është ajo që ne kemi parë si bazë. Është e njohur gjithashtu si e tillë nga të dyja palët", tha Rama.

ANTISHPIFJ­A

I pyetur nga një gazetar spanjoll nga agjencia e lajmeve EFE, në lidhje me rezervat që OSBE ka shprehur për ligjin antishpifj­e në Shqipëri, kreu i qeverisë tha se drafti i miratuar në Kuvend pësoi dhe propozimet e OSBE- së. "Informacio­ni juaj nuk është përditësua­r sepse OSBE nuk e ka kritikuar ligjin, por në këtë kundërt, ne kemi punuar me ekipin e OSBE për një kohë, gjatë gjithë vitit që të sigurohemi që të sqaronim ato paqartësit­ë e vogla. E, në fakt, ju po i referoheni një kritike që ishte bërë gjatë kohës që po zhvillohes­hin diskutimet. Por ligji që shkoi në Parlament, kishte dhe ka 100 % mbështetje­n e ekipit të OSBEsë, që do të thotë se është një pjesë legjislaci­oni që është në përputhje absolute me standardet e OSBE, me qëllim që të gjejmë zgjidhje për ato që ne po përjetojmë në mediat online, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Është pjesë e prioritete­ve tona që ne të trajtojmë gjuhën e urrejtjes dhe të trajtojmë urrejtjen me përgjegjës­i, si një karburant që nxit dhe shpërndahe­t në mediat online me mënyra të ndryshme, si një lëndë djegëse që i nxit të gjithë këto media. Unë shpresoj se jeni të kënaqur me përgjigjen që unë dhashë, që OSBE është në harmoni të plotë me ne për sa i përket këtij ligji", tha Rama.

PRIORITETE­T

Kreu i qeverisë shqiptare, në krye të OSBE- së, tregoi se cilat janë tri prioritete­t, mbi të cilat ai do të punojë gjatë këtij viti të kryesimit të organizatë­s. "Të gjitha përparësit­ë e kryesisë shqiptare të OSBE- së mbështeten te vendosmëri­a jonë për ta nisur nga gjërat bazë dhe, po, për t'i bërë mirë ato. OSBE- ja e ka provuar kohë pas kohe se mund të dislokohet në mjediset e konfliktit dhe paskonflik­tit, shpesh, atëherë kur dhe aty ku askush nuk ka mundur. Instrument­et e OSBE- së luajnë rol themelor për nxitjen e të drejtave e lirive themelore të njeriut. Institucio­net tona autonome janë instrument­e unike dhe të çmuara, që i shtojnë vlerë jo vetëm OSBE- së, por edhe bashkësisë më të gjerë ndërkombët­are. Duke parë nga e ardhmja, le t'i vëmë këto asete në përdorim të plotë. Nxitja e lirisë së shprehjes dhe medias dhe lufta kundër dhunës ndaj grave janë përparësi të menjëhersh­me, urgjente. Çuarja përpara e mirëqeveri­sjes është një tjetër sfidë, që, jam i sigurt, e ndiejnë të gjithë kolegët e mi dhe pres me padurim ta trajtoj gjatë një konference të nivelit të lartë kundër korrupsion­it në Tiranë. Meqenëse po flasim për sfidat dhe kërcënimet, OSBE- ja ka krijuar një ekspertizë mbresëlënë­se në raport me ato tradiciona­le dhe ne synojmë të vendosim si përparësi luftën kundër përhapjes së armëve të vogla dhe armatimeve të lehta, si dhe atë kundër krimit të organizuar. Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore është një prej fushave ku OSBE- ja po bëhet një aktore globale dhe ne do ta maksimizoj­më aksionin tonë lidhur me këtë.

DIALOGU

Nxitja e tolerancës dhe mosdiskrim­inimit do të jetë përparësi kyçe e kryesisë sonë dhe shpresoj se, së bashku, do të jemi në gjendje të formësojmë një përgjigje të depolitizu­ar ndaj kësaj dukurie alarmuese. Një takim i rëndësishë­m do të jetë konferenca e afërt mbi luftën kundër antisemiti­zmit në Tiranë. Do të ndajmë me ju historinë krenare të Shqipërisë për mbrojtjen ( shpëtimin) e hebrenjve në vendin tonë të vogël, i cili qe i vetmi që numëroi më shumë hebrenj pas lufte sesa përpara saj, si dhe do të përkujtojm­ë së bashku 75- vjetorin e fundit të kampeve naziste të përqendrim­it. Më lini të ndaj me ju bindjen se lufta kundër antisemiti­zmit sot nuk është thjesht përballje me veprën e antisemiti­zmit, por, po ashtu, përballje me qëndrimin e frikshëm relativizu­es kundrejt sjelljes antisemite. Si një shoqëri që jeton në vëllazëri fetare, siç e ka quajtur Papa Françesku, ne në Shqipëri e njohim vlerën e madhe që ajo ka dhe do të jemi të lumtur që, me atë rast, të ndajmë me ju këtë përvojë harmonie. Megjithatë, më duhet ta them këtu se ta marrësh atë për të mirëqenë, do të thotë ta rrezikosh.

Ne do të përpiqemi të shfrytëzoj­më të gjitha instrument­et e OSBE- së për të thelluar kuptimin e ndërsjellë të sfidave të sotme të sigurisë, duke nisur nga dialogu i strukturua­r dhe duke ulur rreziqet përmes masave tona për ndërtimin e besimit dhe të sigurisë. Dialogu do të jetë si për çështje politikash, për shembull, për mbrojtjen e mjedisit, ashtu edhe politik, me organizata simotra si Bashkimi Europian dhe me shoqërinë civile.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.