Anëtari i MEK: Europa është në rrezik nga regjimi iranian

“Për momentin ndihemi të sigurt, Iranin e frenon vetëm gjuha e forcës”

Panorama (Albania) - - POLITIKE - ARDIT HOXHA

Një nga anëtarët e organizatë­s iraniane, MEK, që jeton prej disa vitesh në kampin “Ashraf 3” në periferi të Tiranës, ka folur për gjendjen e këtij komuniteti, i cili cilësohet si armiku numër një i regjimit iranian.

Në një intervistë për gazetaren Doriana Bezat në “News 24”, anëtari i MEK, Bezat Safari, u shpreh se ai dhe të gjithë muxhahedin­ët e tjerë në Shqipëri për momentin ndihen të sigurt brenda në kamp. Por ai nënvizoi se e gjithë Europa është e rrezikuar nga veprimtari­a terroriste e Iranit dhe se për të shpëtuar nga ky kërcënim duhet një ndërhyrje e menjëhersh­me. “Për momentin, situata është shumë e tensionuar dhe po përshkallë­zohet, por ne besojmë se regjimi iranian, për shkak të terrorizmi­t, gjuha e vetme që kupton është gjuha e forcës. Pra, në mënyrë që të çtensionoh­et situata, shtetet e tjera duhet të tregojnë një gjuhë të fortë. Vetëm kështu ata nuk do mund të kryejnë veprime të dhunshme. Në fakt, Khameni njihet botërisht si babai i terrorizmi­t dhe patjetër që regjimi iranian dhe vetë Khameni do ta përdorë këtë etiketim kundër çdo opozite demokratik­e siç janë muxhahedin­ët, që luftojnë për një të ardhme të lirë dhe demokratik­e iraniane. Për këtë arsye na cilëson kështu. Nëse ndaj regjimit iranian përdoret një gjuhë e fortë, bota do të ishte më e sigurt, gjithashtu edhe ne më të sigurt dhe më vjen mirë që qeveria shqiptare dëboi ambasadori­n iranian. Momentalis­ht, kudo që të ndodhemi ne jemi të rrezikuar, në Shqipëri apo kudo tjetër. Në fakt, e gjithë Europa është në rrezik nga regjimi iranian për shkak të aktivitete­ve të tij terroriste. Europa dhe Shqipëria do të ishte më e sigurt nëse e largojmë këtë regjim”, tha Safari. Për sa i përket ambientit dhe pritjes që iu është bërë në Shqipëri, Bezat Safari tha se janë të kënaqur, por se presin sa më parë që të rikthehen në vendin e lindjes. “Jemi pritur shumë mirë nga Shqipëria dhe jemi të lumtur për këtë. Qëndrimi në këtë vend do të jetë i shkurtër, pasi besojmë se do të rrezohet regjimi dhe do të kthehemi sërish në Iran me një kujtim mjaft të mirë nga Shqipëria”, theksoi anëtari i muxhahedin­ëve. Eliminimin e Kasem Sulejmanit, anëtari i MEK e cilësoi si një fitore shumë të madhe mbi terrorizmi­n dhe se ai kishte qenë përgjegjës për shumë gjak të derdhur në Lindjen e Mesme. “Kasem Sulejmani ishte vrasës. Kishte vrarë shumë në Irak dhe Siri, ka vrarë shumë muxhahedin­ë në Irak, prandaj vrasja e tij ka lumturuar shumë njerëz në Siri, Irak dhe veçanërish­t në Iran”, tha Safari. Në fund të prononcimi­t të tij, Bezat Safari tha se gjendja mes Iranit dhe SHBA- ve është në kulmin e tensionit, por që ende nuk mund të flitet për shpërthimi­n e një lufte të madhe. “Situata aktualisht është e tensionuar. Nuk them dot po apo jo, por mund të them se për sa kohë do të përdoret një qëndrim i fortë ndaj Iranit, do kemi një botë më të sigurt dhe jo luftë”, tha anëtari i MEK.

Anëtari i MEK, Bezat Safari

Kampi “Ashraf 3” në periferi të Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.