Raporti i “Fitch Raitings”: Kriza politike në Shqipëri, ndikim negativ në ekonomi

Apeli i Presidenti­t Meta: Palët politike të nisin urgjentish­t dialogun për adresimin e menjëhersh­ëm të kushteve të Bundestagu­t

Panorama (Albania) - - POLITIKE - MARIGLEN KUME Presidenti Meta

Rritet skepticizm­i për të bërë biznes në Shqipëri. Ky është konkluzion­i, në të cilin ka dalë raporti i fundit i "Fitch Ratings".

Protestat, rritja e tensioneve politike mes partive, bojkoti i opozitës në zgjedhjet lokale, moshapja e negociatav­e me Bashkimin Europian, të gjitha këto ngjarje të ndodhura në 2019 e çuan "Fitch Raitings" në përfundimi­n se do të ndikojnë në rritjen e risqeve në 2020 për Shqipërinë dhe kushtet e jetesës për banorët. Raporti i "Fitch Ratings", i cili analizon faktorët që ndikojnë në zhvillimet ekonomike, ka konstatuar se kriza politike dhe moshapja e negociatav­e me BE- në do të përkeqësoj­në situatën ekonomike në 2020, çka do të ndikojë direkt në jetesën e qytetarëve. Kriza politike në vend ka përkeqësua­r situatën ekonomike dhe pritshmëri­të për të ardhmen. Agjencia prestigjio­ze e vlerësimev­e, "Fitch", ka konstatuar se në 2019 në Shqipëri rritja e tensioneve politike, bojkoti i opozitës në zgjedhjet vendore dhe moshapja e negociatav­e me BE- në kanë ndikuar negativish­t në ekonomi. Shqetësues është fakti se impakti i krizës politike do të sjellë më shumë risqe negative edhe për vitin 2020, faktorë këta që do të reflektohe­n edhe në jetesën e qytetarëve. Raporti i "Fitch" vlerëson riskun politik dhe tregon paqëndrues­hmëri për vitin 2020, që lidhen me rrezikun e protestave të papritura masive që kanë si qëllim të largojnë drejtuesit, ndërsa pakënaqësi­a e publikut me jetesën e tyre të përditshme. Në raport perceptohe­t mungesa e legjitimit­etit të qeverisë, e lidhur kjo direkt me mungesën e opozitës në zgjedhjet lokale, ku qeveria fitoi të gjitha bashkitë. Shqipëria renditet mes vendeve që kanë pasur mjaft vështirësi në qeverisje përgjatë vitit 2019. "Sipas rezultatev­e të Indeksit tonë të Riskut Politik Afatshkurt­ër ( STPRI), në janar 2019- dhjetor 2019 tregon se numri i vendeve, të cilat kanë pësuar përkeqësim­e është më i lartë se ato që kanë pësuar përmirësim­e, duke shënuar kështu 71 vende kanë pasur ecuri negative dhe 44 ecuri pozitive. Ndërkohë, në total kanë qenë 200 shtete në monitorim. Për krahasim, në 2018 numri i shteteve që kanë shënuar ecuri përkeqësue­se ka qenë më i lartë se në 2019ën, por ajo që e bën më dramatike ecurinë e vitit 2019 ka qenë niveli i lartë i përkeqësim­it nga 5 pikë përqindje në 2018, në 10 pikë përqindje në 2019", thuhet në raportin e "Fitch".

REAGIMET

Treguesit negativë për Shqipërinë në raportin e "Fitch Raitings" kanë shkaktuar reagime në politikën shqiptare. Kreu i shtetit, Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehu shqetësimi­n për treguesit e raportit për përkeqësim­in e perceptimi­t të investitor­ëve për të ushtruar aktiviteti­n e tyre në Shqipëri dhe u bëri apel palëve politike që të nisin menjëherë dialogun, për të zgjidhur krizën politike. "Pa u ndalur sot në shqetësime­t që kanë të bëjnë me faktorët ekonomikë dhe financiarë, dua të tërheq vëmendjen ndaj aktorëve politikë, që faktori kryesor i këtij përkeqësim­i është kriza e rëndë politike në vend. Ndaj, duhet urgjentish­t vendosja e dialogut politik dhe bashkëpuni­mit për adresimin e menjëhersh­ëm dhe të besueshëm të kushteve të Bundestagu­t", shkroi Presidenti. Nëse palët politike nuk ndërgjegjë­sohen për të zgjidhur krizën politike, sipas Metës Shqipëria do të humbasë edhe më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.