Gjyqtari do të përfitojë pagën nga pezullimi i padrejtë

Aliu arriti të marrë pafajësi nga të dyja shkallët e gjyqësorit

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi dje të ndërpresë pezullimin e gjyqtarit Osman Aliu dhe t’i njohë atij të drejtën e fitimit të pagës përgjatë gjithë periudhës së pezullimit. Aliu u pezullua nga ish- Këshilli i Lartë Gjyqësor në vitin 2015, pas një hetimi të nisur pas kallëzimit të Inspektora­tit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, për fshehje dhe mosdeklari­m pasurie. Osmani mori pafajësi në dy shkallët e gjyqësorit dhe disa javë më parë kishte bërë kërkesë pranë KLGJ për pagimin e periudhës së pezullimit dhe ndërprerje­n e statusit të magjistrat­it.” Të revokojë Vendimin nr. 47, datë 29.04.2015, të ish- Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ‘ Mbi pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, Osman Aliu’. T’i njohë gjyqtarit Osman Aliu të drejtën për përfitimin e pagës për të gjithë kohën e pezullimit nga detyra, nga data 29.04.2015. Një kopje e këtij vendimi i njoftohet gjyqtarit z. Osman Aliu sipas kërkesave të shkronjës ‘ b’, të pikës 1, të nenit 98, të Ligjit nr. 115/ 2016 ‘ Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë’, si dhe bëhet publik në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pasi të redaktohet për sigurimin e anonimatit të subjekteve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 15 ditëve nga data e njoftimit, në Gjykatën Administra­tive të Apelit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, shkruhet në vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor. AKUZAT DHE

PAFAJËSIA Osman Aliu, i akuzuar dhe i pezulluar nga detyra për fshehje të pasurisë, fitoi pafajësinë në Shkallë të Parë dhe të Dytë. Pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Tiranë në tetor 2014, ka qenë Gjykata e Apelit që vendosi përfundimi­sht pafajësinë e Osman Aliut. Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, veprimet e kryera nga gjyqtari Osman Aliu dhe bashkëshor­tja, me disa shuma financiare, të cilat ua ka dërguar të afërmve të familjes me transferta të vogla të përmuajshm­e, nuk përbëjnë fshehje dhe as mosdeklari­m të pasurisë. “Gjykata arrin në përfundimi­n se çështja në ngarkim të Osman Aliut, akuzuar për veprën penale ‘ Refuzim për deklarim, mosdeklari­m, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurisë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë’, duhet të pushohet, pasi mungojnë elementët e veprës penale dhe hetimi i filluar nuk duhet të vazhdojë, kjo për arsye se fakti penal i pretenduar nuk përmbush elementet e veprës penale”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit, datë 2 mars 2016.

Gjyqtari Osman Aliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.