Shkalla e Dytë e Vetingut, KPA ka dhënë 46 vendime

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Përgjatë këtyre dy viteve të procesit të rivlerësim­it, Shkalla e Dytë e vetingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka dhënë 46 vendime, ku në pjesën më të madhe të tyre është lënë në fuqi vendimi i KPK. Kjo, në rastet kur ankimi është bërë nga prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar. 12 vendime të KPK- së janë ndryshuar nga KPA, duke u pranuar ankimi i bërë nga Komisioner­i Publik. Në një rast, Kolegji ka pranuar pjesërisht ankimin e një gjyqtari, Artan Lazajt, duke prishur vendimin e KPK, pasi nuk ishte marrë në shqyrtim kërkesa e tij për përjashtim të trupit gjykues. Gjithashtu, në dy raste janë pushuar ankimet për shkak të dorëheqjes nga ankimi, një prej tyre për anëtaren e Gjykatës Kushtetues­e, Marsida Xhaferllar­i. “Në grafikun e mëposhtëm pasqyrohet vendimmarr­ja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pas ankimimit të vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, deri më 31 dhjetor 2019, ka marrë 46 vendime, nga të cilat: 31 lënie në fuqi të vendimeve të Komisionit; 12 ndryshim vendimi, prej të cilave; 2 vendime të ndryshuara pjesërisht ( subjektet M. Fana, A. Llalla) dhe 10 vendime të ndryshuara plotësisht ( për subjektet B. Dedja, A. Sevdari dhe A. Faqolli, E. Islamaj, A. Brati, V. Bala, Xh. Zaganjori, G. Osmani, A. Malaj, B. Muçi); 1 prishje të vendimit ( për subjektin A. Lazaj); 2 pushim të shqyrtimit ( për subjektin S. Tola dhe subjektin M. Xhaferllar­i)”, shkruhet në bilanc.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.