Zbardhen pamjet, Reçi u qëllua në sy të fëmijës

Viktima u dërgua në spital me makinën e tij, nuk shpëtoi

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - MIRDITE

Në pamjet filmike që janë publikuar dy ditë pasi ndodhi ngjarja e rëndë, duket qartë viktima së bashku me të vëllanë, teksa shkojnë pranë lokalit me një automjet tip "Mercedez Benz" dhe e parkojnë prapa Pallatit të Kulturës në Rrëshen.

Vëllai i Kastriot Reçit zbret i pari nga makina dhe shkon në drejtim të lokalit, ndërsa 47- vjeçari Reçi del nga makina dhe pasi takon një grua, e cila mbante një fëmijë për dore në shëtitoren e qytetit, qëllohet me snajper në zemër dhe bie menjëherë në tokë. Në ato momente, njerëzit largohen nga vendi i ngjarjes nga frika, por në një kohë të shpejtë del nga lokali vëllai i viktimës dhe së bashku me disa persona të tjerë vrapojnë për t'i ardhur në ndihmë 47vjeçarit. Ata e fusin në makinën e tij dhe e dërgojnë me shpejtësi në spitalin e Rrëshenit, por që gjithçka ka qenë e kotë, pasi ai ka humbur jetën menjëherë.

ARMA

Arma e krimit së bashku me parukën, e cila është gjetur në afërsi të tregut të Rrëshenit, janë dërguar për ekzaminim në laboratori­n kriminalis­tik të Policisë së Shtetit, ndërsa arma rezulton e paregjistr­uar me një numër identifiki­mi dhe dyshohet se është futur në vendin tonë në mënyrë ilegale. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se autori i ngjarjes të jetë qitës profesioni­st, kjo duke iu referuar mënyrës së ekzekutimi­t të 47- vjeçarit Reçi dhe dyshimet janë që ai të jetë vrasës me pagesë. Po ashtu, po verifikohe­n me imtësi edhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve, dy prej të cilave kanë filmuar autorin e ngjarjes, por edhe automjetin me të cilin ka ardhur në qytetin e Rrëshenit në orët e para të mëngjesit të së martës. Duke qenë se autori ka qenë i veshur si grua, identifiki­mi i tij nga pamjet filmike është mjaft i vështirë. Në lidhje me ngjarjen, Policia ka shoqëruar 25 persona, përfshirë edhe ata që Reçi ka pasur konflikte, por që janë lënë sërish të lirë, pasi nuk janë gjetur prova që i implikojnë në këtë ngjarje. Duket se kanë qenë pikërisht kamerat e sigurisë dhe provat e gjetura jo shumë larg pallatit nga ku u qëllua për vdekje Kastriot Reçi, ato që kanë orientuar ekspertët e Policisë në hetimet e tyre për të arritur tek atentatorë­t e mundshëm, që sipas uniformave blu, ekzekutori ka pasur edhe mbështetje­n e të tjerë personave për kryerjen e krimit. Kastriot Reçi u vra me snajper nga një distancë rreth 300 metra, nga lartësia e një pallati përballë me pedonalen e qytetit, ditën e martë, teksa po shkonte për të pirë kafe me të vëllanë. Një plumb i vetëm i shkaktoi atij plagë të rënda, që me pas sollën edhe vdekjen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.