Parandalim­i i azilit në BE, Lleshaj urdhër të ri me masa shtesë

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Ministri i Brendshëm ka firmosur një urdhër për forcimin e kontrollit të shtetasve shqiptarë në dalje të kufirit shtetëror. Në fokus të urdhrit janë ata shtetas shqiptarë që nuk plotësojnë kushtet e udhëtimit për hyrjen dhe qëndrimin në vendet e Bashkimit Europian dhe zonës Shengen. Në urdhrin e datës 20 dhjetor 2019, Lleshaj kërkon që të forcohet kontrolli i shtetasve shqiptarë në dalje të kufirit shtetëror, që nuk plotësojnë kushtet e udhëtimit për hyrjen dhe qëndrimin në vendet e Bashkimit Europian dhe zonës Shengen, duke kryer verifikime dhe intervisti­me të detajuara, për: adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacio­nit ku do të shkojë; ftesën e pritësit në vendin e destinacio­nit ( që përmban të dhënat, kontaktet e pritësit); biletën apo rezervimin për kthimin; mjetet financiare për mbulimin e shpenzimev­e për kohën e qëndrimit. Në funksion të kontrollit dhe verifikimi­t kufitar ndaj të gjithë shtetasve shqiptarë që kanë shënime, njoftime dhe informacio­ne të autoritete­ve ligjzbatue­se, të shfaqura automatiki­sht ose me kërkim në sistemet elektronik­e, si dhe ato që vijnë në formë shkresore, është e nevojshme kryerja e një kontrolli dhe verifikimi kufitar të vijës së dytë, minimal ose tërësor, sipas rastit, apo të kalohet në verifikim të hollësishë­m. Të gjithë shtetasit shqiptarë të kategorisë "Inad", gjatë dy viteve të fundit, nga data e paraqitjes në pikat e kalimit kufitar, për shkak të masës së ndalimit të hyrjes në zonën "Shengen", me arsyetimin "Për informacio­ne në SIS", "Refuzim azili" dhe "Rrezik për sigurinë publike" dhe të gjithë shtetasit shqiptarë të kategorisë "Deportiv" gjatë tri viteve të fundit, nga data e paraqitjes në PKK, për shkak të çdo lloj arsye dhe janë të regjistrua­r në sistemin TIMS si të tillë, të mos lejohen të kalojnë kufirin shtetëror deri në paraqitjen e një dokumenti shkresor të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të noterizuar, që provon se nuk kanë ndalim hyrjeje, urdhër largimi ose dëbimi në vendet e Bashkimit Europian dhe zonën Shengen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.