Erosi, Alda Bardhyli sjell një libër mbi “Letërsinë e turpit”

Diana Çuli: Bardhyli gëzon intuitën e vërtetë të kritikës dhe e përçon te lexuesi, duke hapur dyert e veprave të mëdha letrare

Panorama (Albania) - - KULTURE -

A është erotizmi që ofrohet në tekstet e librarive, erotizmi që na duhet? A kanë ato kahun drejt mendimit, kaq e ndjeshme në librat e Bataille dhe kur ishte në kulmin e perversite­tit, apo kërkojnë ta zhveshin njeriun prej mendimit?

A është të parit e botës përmes epshit si thelbi i ekzistencë­s së saj, si keqkuptimi i madh që po e kthen shekullin XXI në një kaos të përplasjev­e të ideve apo qytetërime­ve? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që Alda Bardhyli, studiuese e letërsisë, ngre në librin e saj “Letërsia e turpit”, një udhëtim përmes esesh në letërsinë shqipe dhe atë bashkëkoho­re, për t’u njohur me karaktere e ngjarje që dominojnë letërsinë sot. Libri i ardhur nga botimet “UET PRESS” është pjesë e kolanës ese, ide, debate dhe shoqërohet me një parathënie nga shkrimtari e poeti Rudolf Marku dhe pasthënie nga shkrimtarj­a Diana Çuli. “Duke lexuar këtë libër të Alda Bardhylit, nuk e di përse më erdhën ndërmend librat me ese kritike të Harold Bloom- it dhe të James Wooddy nga emrat më të shquar të kritikës letrare të kohërave tona. Harold Bloom- i, në listën e vet të famshme të librave që ai rekomandon për studentët e universite­teve amerikane ( Bloom’s Modern Critical Interpreta­tion), bashkon Këngë të Solomonit të Dhiatës së Vjetër me ‘ White Noise; të postmodern­istit Don de Lillo; ‘ The Great Gatsby’ me ‘ I know why the caged bird sings’ të Maya Angelowt; ‘ Iliadën’ dhe ‘ Odisenë’ me ‘ On the Road’ të shkrimtari­t të Bit Generation, Jack Kerouac. Këtë shprishje të piramidës së akademizmi­t kritik bën në librin e saj edhe Alda Bardhyli. Është ndër rastet e veçanta të kritikës letrare që shkruhet te ne, kur studiuesi nuk impresiono­het nga emrat e mëdhenj, për të përjashtua­r autorët e tjerë. Te ne, tradita e ndalesës vetëm në një a dy stacione, hezitimi për të analizuar një vepër të mirë që i përket një autori, emri i të cilit nuk është përfshirë në listën e fosilizuar të Pllakës Përkujtimo­re të Varrezave Kombëtare, është traditë që vjen nga listat e dikurshme të bekuara nga socrealizm­i, i para ca viteve”, shkruan Rudolf Marku për këtë libër. “Duke lexuar edhe shkrimet e këtij libri, më vjen ndërmend ideja e njohur se kritika letrare duhet të shkaktojë një ndjesi dashurie. Sepse një poezi, një dramë, një roman na e rrëmbejnë imagjinatë­n në mënyra të drejtpërdr­ejta, por edhe të pashpjegue­shme. Pasi kemi mbaruar një libër të mirë, nuk jemi më ata që kemi qenë përpara se ta lexonim atë. Alda Bardhyli nuk bën gjë tjetër, veçse hap dyert e veprave të mëdha letrare dhe të ndajë me të tjerët atë ndjesi estetike, që i ka shkaktuar cilësia e lartë e veprës që ka veçuar. Kjo është dhe intuita më e vërtetë e kritikës, që Aldës jo vetëm nuk i mungon, por përkundraz­i, di se si t’ia përçojë edhe lexuesit që i drejtohet”, shprehet Diana Çuli.

Për Markun, Alda Bardhyli ka guximin që t’ua drejtojë vëmendjen lexuesve te veprat e autorëve bashkëkohë­s shqiptarë. “Pa asnjë kompleks inferiorit­eti dhe pa asnjë sens megalomani­e. Në të gjithë librin e Alda Bardhylit gjejmë kalime të natyrshme referimesh nga letërsia bashkëkohë­se botërore te letërsia bashkëkohë­se shqipe dhe anasjellta­s. Letërsia e mirë nuk ka kufij kombëtar dhe aq më tepër shtetërorë. Por qendra gravitacio­nale e kritikës mbetet letërsia bashkëkoho­re e vendit tënd. Ose a atyre librave që bashkohen me përvojat e letërsisë së vendit tënd. Te libri i Alda Bardhylit ka shumë referime të letërsisë sonë bashkëkoho­re, libra të cilët zakonisht injorohen prej kritikëve tanë ose në rastin më të mirë përmenden me gjysmë zëri, nën hijen e përmendjev­e me adhurim të librave të autorëve të huaj. Bardhyli është e çliruar nga çdo kompleks inferiorit­eti. Është e çliruar nga kompleksi provincial, që thotë se çdo gjë e keqe fillon dhe mbaron në shtëpinë time dhe jo në shtëpitë e botës. Alda Bardhyli nuk i thotë lexuesit, duke u përpjekur ta sugjestion­ojë atë, se kjo vepër është një vepër e madhe e letërsisë dhe ky autor është ndër më të njohurit në botë - çka është e modës te shumica e kritikëve letrarë. Ajo preferon të thotë pse një vepër është një vepër e rëndësishm­e në letërsi dhe pse një autor është një autor i njohur dhe i respektuar në botë”, shkruan Marku.

Te libri i Alda Bardhylit ka shumë referime të letërsisë sonë bashkëkoho­re, libra të cilët zakonisht injorohen prej kritikëve tanë ose në rastin më të mirë përmenden me gjysmë zëri, nën hijen e përmendjev­e me adhurim të librave të autorëve të huaj.

Studiuesja Alda Bardhyli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.