Një skedar apo dy - mënyrat e fotografim­it

Panorama (Albania) - - KULTURE -

Muzeu i Fotografis­ë Bashkëkoho­re i Milano- Cinisello Balsamos dhe Muzeu Kombëtar i Fotografis­ë "Marubi" prezantojn­ë nesër në orën 18: OO ekspozitën e Armin Linkes, një ndër artistët italianë më interesant­ë e të afirmuar në skenën ndërkombët­are. Projekti i ekspozimit përbëhet nga dy pjesë komplement­are, njëra vizuale e tjetra tekstuale, që vijnë si rezultat i një punë kërkimore, thellimi e sistemimi të arkivit fotografik të Armin Linkes - me mbi 500.000 imazhe - nën dritën e marrëdhëni­es mes fjalës e fotografis­ë. Gjatë këtij procesi është prodhuar një seri e re veprash grafike e fotografik­e falë skanimit e studimit të negativëve të arkivuar, që përbën edhe një ndër leximet e mundshme të arkivit. Instalacio­ni i prezantuar pranë Muzeut Kombëtar të Fotografis­ë "Marubi" kërkon të luajë me këtë masë kritike imazhesh e të sjellë një dimension fizik, gjestual, emotiv të vetë aktit të përzgjedhj­es, një praktikë që përafrohet me partiturën muzikore apo koreografi­në, një lloj kthimi në dimensioni­n teatral e performati­v, shumë të ndjekur nga artisti në një fazë të rëndësishm­e të formimit të tij. Në këtë raport reciprok ndërvarësi­e, informacio­net e dhëna nga fotografit­ë, aparati tekstual, metadatat ndikojnë në mënyrë dialektike në gjenerimin e vetë veprës. Këtu vihet në diskutim si roli i autorit, i cili merr një dimension gjithnjë e më të shumëfisht­ë, po ashtu edhe roli i spektatori­t që bëhet protagonis­t aktiv në marrëdhëni­e me veprën. Ekspozita shoqërohet nga teksti "Shtresat e lundrimit". Shënime mbi punën fotografik­e të Armin Linkes i shkrimtare­s Maria Nadotti, e cila ndërthur elemente biografike të artistit me shënime e komente më të përgjithsh­me mbi arkivin dhe fotografin­ë e tij. Kjo ekspozitë është pjesë e projektit "Immagini e testi - Notazioni visive", i promovuar nga Muzeu i Fotografis­ë Bashkëkoho­re së bashku me Armin Linke, falë mbështetje­s së Italian Council ( Edicioni V, 2019), program i Drejtorisë së Përgjithsh­me për Kreativite­t Bashkëkoho­r të Ministrisë së Trashëgimi­së, Aktivitete­ve Kulturore dhe Turizmit të Italisë për promovimin e artit bashkëkoho­r italian në botë. Projekti është zhvilluar në disa qendra, në të cilat arkivi i artistit aktivizon disa marrëdhëni­e specifike të karakterit fizik dhe simbolik, me hapësirën e ekspozimit dhe koleksione­t. Në shtatorin e kaluar, një seminar itinerant i zhvilluar në Fototekën e Kunsthisto­rischen Instituts dhe Max- Planck- Institut ka risjellë në vëmendje veprat e artistit në arkiva të natyrës joartistik­e, duke përmbledhu­r eksperienc­ën e kërkimit në një fletore studimesh; Muzeu Kombëtar i Fotografis­ë "Marubi" e mirëpret ekspozitën, ndërsa Muzeu i Fotografis­ë Bashkëkoho­re do të ruajë në koleksioni­n e tij veprat e artistit e në fund në Centre de la Photograph­ie Genève do të zhvillohet prezantimi i librit me imazhe e kontribute kritike letrare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.