KONJUFCA DËNON SULMIN NDAJ SIMIÇ

Panorama (Albania) - - BOTA -

Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk kanë gjetur marrëveshj­e për një bashkëqeve­risje të qëndrueshm­e edhe pas takimit të tyre të tretë për këtë vit.

Pasi qëndruan dhe diskutuan për dy orë bashkë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, lideri i Vetëvendos­jes dhe ai i Lidhjes Demokratik­e të Kosovës nuk duket se kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët dhe këtë herë ndoshta janë ndarë me njëri- tjetrin me një frymë jo aq optimiste sa dy takimet e mëparshme. Asnjë prej tyre nuk ka komentuar menjëherë pas takimit dhe nuk është vendosur ende asnjë datë për takimin e radhës. Para takimit, të dy liderët kanë shprehur vullnetin e mirë për të arritur marrëveshj­e. Përfaqësue­sit e LDK- së mbërritën të parët në Kuvend. Kreu i partisë, Isa Mustafa, tha se “Po mundohemi me arrit marrëveshj­e”. Ai ishte i shoqëruar me Vjosa Osmanin e Agim Veliun. Më pas mbërriti edhe kryetari i Vetëvendos­jes, Albin Kurti. “Ka përpjekje për një marrëveshj­e... po shkojmë të arrijmë marrëveshj­e, por nuk varet nga unë”, është shprehur ai për KTV. Por pas takimit dyorësh pasoi heshtja. Ata u larguan veçmas nga ambientet e Kuvendit, pa dhënë asnjë deklaratë. Ishte Lidhja Demokratik­e e Kosovës ajo që reagoi pak orë pas takimit me Lëvizjen Vetëvendos­je, duke njoftuar se partneri i mundshëm i koalicioni­t e ka të qartë ofertën e LDK- së. “Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojn­ë nëpër medie rreth diskutimev­e të sotme në mes LDK- së dhe

LVV- së janë të pavërteta. LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshj­e, i ka paraqitur ofertën LVV- së për bashkëqeve­risje”, shkruhet në faqen zyrtare të LDK- së në “Facebook”. Mundet që Kurti të ketë marrë një ofertë, të cilën do të duhet ta diskutojë edhe me përfaqësue­sit e tjerë të Vetëvendos­jes. Gjërat kanë ndryshuar që nga viti i kaluar, në negociatat mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, kur ky i fundit, përkundër marrëveshj­eve të arritura në bisedimet e papërfundu­ara, ka propozuar Glauk Konjufcën nga Vetëvendos­je si kryetar të Kuvendit, kur me LDK- në ishte rënë dakord deri në atë pikë se posti i kryetarit të Kuvendit do të shkonte për atë parti. Mustafa e ka bërë të qartë se kjo ishte një surprizë për të dhe megjithatë LDK- ja e mbështeti propozimin e Kurtit, për të respektuar vullnetin e popullit që zgjodhi të drejtohej nga opozita, siç u shpreh ai. Por Mustafa theksoi se nëse do të ketë bashkëqeve­risje, të dyja palët do të hyjnë në koalicion si të barabartë, me pushtet të balancuar, me mirëbesim dhe me negociatat që do të nisin nga fillimi, pasi sipas tij, me zgjedhjen e Konjufcës si kryeparlam­entar, asgjë nga diskutimet që janë bërë më parë nuk vlen më. Pritet një reagim i Vetëvendos­jes apo personalis­ht Kurtit në lidhje

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është djegur në Leposaviq makina e nënkryetar­it të Kuvendit, Slavko Simiç. Askush nuk është lënduar, por akti u dënua jo vetëm prej kryeparlam­entarit Konjufca, por edhe nga partia e tij Lista Serbe, si dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. Në drejtim të makinës së parkuar të Simiç është hedhur eksploziv. Askush nuk është lënduar, por shpërthimi i ka tronditur banorët në afërsi. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kërkoi zbardhjen e rastit. “Inkurajoj organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur sa më shpejt rastin dhe për të vënë para përgjegjës­isë ligjore autorët e tij”, thuhet në reagimin e tij. Nga Lista Serbe thanë se ky ishte një sulm për të gjithë serbët e lirë, që po luftojnë për mbetjen e popullit serb në Kosovë, duke hedhur dyshime se sulmi kishte motive etnike. me propozimin e LDK- së dhe më pas takimi i tij me Presidenti­n për mandatin e qeverisjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.