Panorama (Albania)

Lila: Do të jetë spektakël, ëndërroj një stadium plot

-

Kryetari i Sindikatës së Futbollist­ëve në Shqipëri, Andi Lila, është një nga organizato­rët e ndeshjes së bamirësisë "Luajmë dhe rindërtojm­ë së bashku", që do të startojë sot në orën 18: 00 mes brezit të artë të Shqipërisë së viteve 2000 dhe një kombëtarej­e yjesh të Italisë, Greqisë dhe Turqisë. Të ardhurat e këtij eventi do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në një prononcim për "SuperSport", Lila ka folur në lidhje me punën që është bërë për këtë event.

Organizimi - Ai ka treguar vështirësi­të për të bërë të mundur një event të tillë. "Nuk e dija se do ishte një lodhje e madhe, e jashtëzako­nshme. Me ndihmën e FSHF- së ia kemi dalë, sepse pa ata nuk ia dilnim. U jam mirënjohës që po bashkëpuno­jmë. Është një punë prej një muaji e gjysmë dhe jemi në rrugë të mirë. Sukseset brenda një nate vijnë pas një pune shumë të gjatë dhe kjo realisht është një punë e gjatë", tha fillimisht Lila.

Donacionet - Kryetari i Sindikatës së Futbollist­ëve ka treguar se si do të shpërndahe­n edhe arkëtimet nga shitja e biletave. "Zyra do jetë e hapur për këdo që do të shikojë ku do përfundojn­ë të ardhurat. U jam mirënjohës të gjithëve, mendoj se jemi në rrugën e mirë. Ëndrra ime është që stadiumi të jetë plot.

Sikur edhe një biletë e vetme të shitet, do shkojë atje ku duhet", vijoi ai në prononcimi­n e dhënë.

Solidarite­ti - Nuk mund të mungonte prej tij edhe një ftesë për gjithkënd që të bashkohet në këtë nismë për të shijuar spektaklin dhe për t'u bërë bashkë në një nismë bamirësie. "Kjo ndeshje është përtej çdo gjëje, ndeshje solidarite­ti, bashkimi dhe miqësie. Çdokush duhet të vijë ta shijojë. Pjesa e lojës do jetë spektakël. Ekipet kanë emrat ndër më të mirët në histori. Shpresoj të jetë spektakël. Do ketë këngëtarë, do jetë DJ Vin Veli, MC Kresha dhe ndoshta edhe të tjerë", deklaroi Andi Lila.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania