SOT, 18: 00 MIQËSORJA E YJEVE, INTERESIM I LARTË

Panorama (Albania) - - SPORT -

"Luajmë dhe rindërtojm­ë së bashku". Kjo është motoja e ndeshjes miqësore që yjet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të luajnë mes tyre sot, me nisje në orën 18: 00, në stadiumin "Air Albania". Ky aktivitet zhvillohet për qëllime bamirësie, pasi të ardhurat që do të sigurohen nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor. Përgjatë këtyre ditëve ka pasur një interesim të madh për të qenë të pranishëm në stadium dhe për të blerë një biletë. Prej ditësh janë bërë të ditura çmimet e biletave për këtë eveniment, teksa më e lira është 5 mijë lekë të vjetër dhe më e shtrenjta në sektorin VIP, 100 mijë lekë të vjetër. Ish- lojtarë të Kombëtares shqiptare, nëpërmjet rrjeteve sociale kanë bërë thirrje për një prani sa më të lartë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.