DUMA: STREHIMI I MUXHAHEDIN­ËVE, AKT HUMANITAR

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ish- deputetja e Partisë Demokratik­e, Grida Duma, ka reaguar në lidhje me kërcënimin që bëri të mërkurën lideri i Iranit ndaj Shqipërisë. Në një intervistë në “News 24”, Duma tha se kërcënimi do të mbetet vetëm në kuadrin politik dhe vjen për shkak të strehimit të muxhahedin­ëve në Shqipëri, akt të cilin ajo e konsideroi si humanitar. “Akti i marrjes së muxhahedin­ëve në Shqipëri është një akt humanitar dhe politik i qartë, si dhe strategjik, pasi ne jemi përkrah SHBA. Nëse ka një gjë që Shqipëria e ka bërë mirë, është strehimi i muxhahedin­ëve. Deklaratat se Shqipëria na qenka një vend ‘ djallëzor’ është vetëm politik, pasi në Iran ka sistem autokratik”, tha Grida Duma.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.