Panorama (Albania)

Pse Iraku është kaq i rëndësishë­m për SHBA

- CARLA BLEIKER* * D. W.

Është një nga vendimet më të rëndësishm­e të politikës së jashtme të historisë më të re të SHBA: a duhet t’i tërheqë administra­ta Trump ushtarët e saj nga Iraku? Pasi ushtria amerikane vrau gjeneralin iranian, Ghassem Soleimani, në një sulm me dron në aeroportin e Bagdadit, tensionet mes Uashington­it dhe Teheranit përshkallë­zohen - dhe Iraku ndodhet mes fronteve. Fundjavën e kaluar, Parlamenti irakian votoi për një rezolutë që kërkon që të gjitha trupat amerikane të largohen nga vendi. Një dëbim pak a shumë i sjellshëm.

Përballë seriozitet­it të situatës, qasja e Shteteve të Bashkuara për këtë çështje nuk është me të vërtetë e përshtatsh­me - duket se dora e majtë nuk e di se çfarë po bën dora e djathtë. Të hënën mbërriti në publik një letër e ushtrisë amerikane për homologët irakianë. Në të thuhet që trupat amerikane do të “ripozicion­ohen”. Letra përfundon me fjalët “Ne e respektojm­ë vendimin tuaj të pakufizuar për të na kërkuar të tërhiqemi”. Por, vetëm pak më vonë, kjo u kundërshtu­a nga udhëheqja ushtarake: sipas Mark Milley, shefit të shtabit të SHBA, letra ishte gabim, një version i parë që nuk duhej të ishte dërguar kurrë.

A ËSHTË NË RREZIK LUFTA KUNDËR TERRORIZMI­T?

Një tërheqje e trupave nga Iraku kundërshto­het, pra, me vendosmëri. Prania në Irak ka një rëndësi të madhe strategjik­e për Shtetet e Bashkuara për disa arsye. “Nga njëra anë, në këtë mënyrë ne mund të mbajmë kontakte personale me forcat irakiane të sigurisë”, thotë Michael O’Hanlon, ekspert në Qendrën Kërkimore Brookings në Shtetet e Bashkuara. “Mund të shohim drejtpërdr­ejt se cilat kuadro drejtuese janë të fortë dhe cilët janë të dobët. Në të kaluarën, në mungesën tonë, forcat e sigurisë u manipuluan me shpejtësi nga palë të ndryshme për qëllime politike”. Kjo do t’i vinte në rrezik trupat amerikane në rajon.

Një shkak tjetër është lufta kundër milicisë terroriste “Shteti Islamik” ( IS). “Iraku është në gjendje që të veprojë më mirë kundër IS, sepse ne ofrojmë mbështetje ajrore ose me shërbimet e fshehta”, tha O’Hanlon, një ekspert i sigurisë kombëtare për DW.

Po të tërhiqen papritur Shtetet e Bashkuara nga Iraku, do të jetë e vështirë të parashikos­h se si do të vazhdojë lufta kundër terrorit atje. “Mund të ndodhë që forcat irakiane të vazhdojnë të ecin mirë fillimisht”, tha O’Hanlon. Por ai nuk e përjashton edhe që Shteti Islamik të përhapet. Kur trupat e SHBA u tërhoqën nga Siria Veriore në tetor 2019, kjo i hapi rrugën një ofensive turke. Luftëtarët kurdë, të cilët duhej të mbroheshin kundër saj, nuk mund të ruanin njëkohësis­ht të burgosur militantë dhe thuhet se disa qindra luftëtarë të IS kanë shpëtuar nga burgjet e rajonit.

KUNDËRPESH­Ë RAJONALE PËR IRANIN

Situata në Irak vërtet është e ndryshme. Por ekziston ende rreziku që lufta kundër milicisë terroriste të bjerë pas tërheqjes së trupave amerikane. Kështu, për shembull, mund të ndodhë një “kolaps në mbledhjen e informacio­neve të shërbimeve të fshehta rreth ISIS”, tha vitin e kaluar Brian Katz, një ish- zyrtar i CIA, në një intervistë me “Atlantic Magazine”. “Njerëzit janë burimet më të mira, kur bëhet fjalë për t’i komunikuar qeverisë së SHBA qëllimet e grupeve terroriste”, tha Katz. “Dhe njerëzit kanë nevojë për afërsi dhe besim dhe për ndërtimin e marrëdhëni­eve në vend”.

Një pikë tjetër që e bën kaq të rëndësishm­e prezencën në Irak të SHBA është se Uashington­i ndërton në këtë mënyrë një kundërpesh­ë për Iranin në rajon. Pikërisht në situatën aktuale, kjo mund të ketë vlerë të paçmueshme për administra­tën e Trumpit. “Shtetet e Bashkuara tregojnë në Irak se Irani nuk është fuqia e vetme, të cilit ai mund t’i drejtohet”, tha O’Hanlon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania