Presidenca e OSBE nga Shqipëria, si projekt i përfunduar

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - BESNIK MUSTAFAJ

Marrja e Presidencë­s së OSBE- së shënon pa dyshim një afirmim me rëndësi të Shqipërisë si kontribuue­se në marrëdhëni­et ndërkombët­are. Si shqiptar dëshiroj fort që kjo përgjegjës­i e madhe të përmbushet me sukses. Por kam edhe një arsye personale për t’u ndjerë sot...

Për konkretizi­min e saj punuan me dashuri dhe profesiona­lizëm të lartë, veçanërish­t një dorë diplomatës­h të spikatur, midis të cilëve do të përmendja Spiro Koçin, Mimoza Halimin e ndonjë tjetër. Më pas ata do të bëheshin edhe ambasadorë të shkëlqyer. Kam mësuar shumë nga bashkëpuni­mi me ta

i kënaqur. Kandidatur­a jonë për ta marrë këtë rol është vënë në vitin 2006. Ishte hera e parë që një qeveri shqiptare synonte një projekt, të cilin nuk kishte asnjë shans ta zbatonte vetë.

Pra, ishte hera e parë që një qeveri shqiptare hidhte themelet e një ngrehine të rëndësishm­e politiko- diplomatik­e, të cilën do ta gëzonin ekipe të tjera qeverisëse. Për mua, si ministër i Jashtëm në atë periudhë, ishte krejt e qartë se 14 vjet më vonë, në 2020, unë dhe koleget e mi, përfshirë këtu edhe Kryeminist­rin Berisha, do të ishim në pension.

Por mua më udhëhiqte një mësim i Çurçillit, i cili thotë se dallimi midis burrit të shtetit dhe qeveritari­t të zakonshëm qëndron në faktin se burri i shtetit merr vendime që lidhen me brezat e ardhshëm, ndërsa qeveritari i zakonshëm merr vendime që lidhen me zgjedhjet e radhës.

Në atë periudhe, Shqipëria monitorohe­j nga OSBE, siç vazhdon të monitorohe­t edhe sot. Kur fillova të flas me kolegët e mi, ministra të Jashtëm të vendeve anëtare, për t’u kërkuar mbështetje­n, shumë prej tyre gjenin mënyrën për të ma kujtuar se nuk është normale të kërkosh kryesimin e një organizate, nën monitorimi­n e së cilës je.

Ishte vërejtje me vend. Monitorimi nga OSBE është tregues i fortë i mangësive substancia­le që ka zbatimi i demokracis­ë në vend. Por, siç kishin filluar punët pas zgjedhjeve të vitit 2005, unë sinqerisht isha i bindur se ky monitorim nuk do të zgjaste.

Dhe ua dhashë pa ngurrim kolegëve garancinë se në vitin 2020 Shqipëria do të ishte një vend me demokraci të konsolidua­r. Mirë bëra, sado që, fatkeqësis­ht, historia tregoi se isha gabuar ne parashikim­in tim.

Është rasti të kujtoj sot me mirënjohje nxitjen që më dhanë përpjekjen e kësaj ideje, grupi i vogël i bashkëpunë­torëve në kabinetin tim, me drejtorët njëri pas tjetrit, Llesh Kola e Halil Hyseni, dhe këshilltar­ët Genc Muça, Desada Metaj e Xhuli Mehdiu. Por vetëm ne nuk mund t’ia dilnim. Ideja u prit shumë mirë nga i gjithë trupi diplomatik i Ministrisë së Jashtme.

Për konkretizi­min e saj punuan me dashuri dhe profesiona­lizëm të lartë, veçanërish­t një dorë diplomatës­h të spikatur, midis të cilëve do të përmendja Spiro Koçin, Mimoza Halimin e ndonjë tjetër. Më pas ata do të bëheshin edhe ambasadorë të shkëlqyer. Kam mësuar shumë nga bashkëpuni­mi me ta. Një falënderim të posaçëm kam edhe për Kryeminist­rin Sali Berisha. Pa mbështetje­n e tij të fortë, një projekt i tillë sigurisht që nuk mund të merrte rrugë. Në këtë valë entuziazmi, ne vumë edhe kandidatur­ën e Shqipërisë për një vend si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKBsë për vitin 2022, të cilin kam besim se do ta marrim. Pa modesti të shtirur po i lejoj vetes të pohoj se nuk e kishim të lehtë. Ne po mbillnim ca pemë, me të cilat toka e administra­tës politike të shtetit shqiptar nuk ishte e mësuar.

* Ish- ministër i Jashtëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.