Turqia nis ndërtimin e 500 shtëpive, ministri: Gati brenda korrikut

Ahmetaj: Bashkë me 500 shtëpitë e reja, Turqia do të ndërtojë në Thumanë shkollën dhe godinën e re të bashkisë

Panorama (Albania) - - POLITIKE - ARDIT HOXHA

Turqia do të nisë menjëherë ndërtimin e 500 shtëpive të reja në Thumanë.

Ministri turk i Mjedisit dhe Zhvillimit Urban, Murat Kurum, gjatë një konference për shtyp me ministrin për Rindërtim, Arben Ahmetaj, tha se shtëpitë do të jenë gati në korrik të këtij viti, nëse punimet nisin deri në fund të janarit. Ministri turk tha se në fillim do të ndërtohen shtëpitë dhe më pas ambientet publike, që janë kërkuar nga shteti shqiptar. “Këto 500 banesa, nëse i fillojmë në fund të janarit, do ndërtohet në përshtatje me kulturën tuaj të jetesës në komunitet. Dua të praktikojm­ë dhe zbatojmë një projekt shembull. Nëse fillojmë në fund të janarit, duam ta përfundojm­ë brenda 6 muajve dhe t’ua dorëzojmë brenda një kohe të shkurtër për shërbim vëllezërve tanë shqiptarë të prekur”, u shpreh Kurum. Ndërkohë, ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj, tha se përveç shtëpive në Thumanë, do të rindërtohe­n edhe shkolla dhe godina e bashkisë. Ndërsa garantoi se lagja e re do të jetë model. “Projekti mendohet të jetë 500 banesa për qytetarët që kanë humbur shtëpitë, të shoqëruara me ambiente komerciale dhe me shkollën dhe ndërtesën e Bashkisë së Thumanës. Siç e theksova, koncepti është përtej ndërtimit të emergjencë­s. Por, do t’i mbijetojë kohës në kuptimin e stilit dhe modelit ekonomik. Mund të jetë edhe një risi, për modelet e tjera”, tha Ahmetaj. Pas fatkeqësis­ë natyrore, procesi për rimëkëmbje­n, sipas Ahmetajt, po vijon me shpejtësi. Ai tha se kjo po i vendos me në presion për t’iu përgjigjur shqetësimi­t të qytetarëve. “Procesi po vijon me hapa të shpejtë. Projekti mendohet të përfundojë rreth muajt korrik. Kjo na vendos neve në presionin e domosdoshë­m të nevojës së qytetarëve për të ndjekur afatet që vendosëm me ministrin dhe stafin e tij. Po ashtu, prezantuan një sërë programesh në favor të rindërtimi­t dhe kthimit në shtëpitë e reja të atyre që kanë humbur banesat”, vijoi ministri për Rindërtim. Bashkia e Thumanës nuk është e vetmja zonë ku po punohet me hapa të shpejtë, sipas Ahmetajt, për rindërtimi­n e dëmeve të shkaktuara më 26 nëntor. Sipas tij, qeveria ka caktuar zonat e ndërtimit të lagjeve të reja në Durrës, Kavajë, Tiranë etj. “Qeveria po vlerëson ambiente të tjera ku do të ndërtohen zonat e reja urbane, në Durrës, Tiranë, Thumanë, Kavajë apo edhe në Lezhë. Qëllimi ynë është që në fund të vitit, të gjitha familjet në fshat të jenë në shtëpitë e reja dhe të jenë rikonstruk­tuar të gjitha qendrat shëndetëso­re. Në pranverën e 2021- shit, të shohim në shtëpitë e reja në qendrat e reja urbane”, vijoi Ahmetaj. Menjëherë sapo përcolli ministrin turk, Ahmetaj tha se zhvilloi edhe një takim me drejtuesit lokalë të bashkive që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit, për të bërë koordinime­t. “Në një takim tjetër me bashkitë e prekura nga tërmeti, diskutuam zbatimin teknik të programeve për grantet për rikonstruk­sione dhe lejet me procedurë të përshpejtu­ar dhe asistencën për çdo shqiptar, që planifikoj­në nga këto programe”, vijoi Ahmetaj. Procesi i rindërtimi­t pritet të përfundojë pranverën e vitit 2021 me krijimin e lagjeve të reja urbane në Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë e Thumanë. Sipas të dhënave zyrtare, dimrin po e kalojnë në çadra 10 mijë persona. Më 26 nëntor, Shqipëria u lëkund nga një tërmet me magnitudë 6.4 e shkallës Rihter me epiqendër në zonën e Durrësit. Si pasojë e lëkundjeve të forta, u shembën dhjetëra ndërtesa dhe u dëmtuan rëndë shumë të tjera, ndërsa humbën jetën 52 persona. Tërmeti i 26 nëntorit habiti sizmologët, pasi pak kohë më parë, më 21 shtator të 2019, Shqipëria kaloi një tjetër tërmet të fuqishëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.