KRYETARJA E KE: KONFERENCA E DONATORËVE, MË 17 SHKURT

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Presidentj­a e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka lajmëruar dje se konferenca e donatorëve për Shqipërinë pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit, që solli dhjetëra viktima dhe pasoja të tmerrshme, do të mbahet më 17 shkurt. “Konferenca për Shqipërinë do jetë më 17 shkurt, pas tërmetit të tmerrshëm që ndodhi në Shqipëri. Do përpiqemi ta ndihmojmë për rindërtim pas pasojave të tmerrshme të tërmetit”, tha Von der Leyen. Ndërkohë, Shqipëria ende nuk ka gati një listë të saktë të kostos së dëmeve, që shkaktoi tërmeti 6.4 i shkallës Rihter. Ministri Ahmetaj në një konferencë për mediat pak ditë më parë tha se kostoja e dëmeve të shkaktuara do të jetë gati para konferencë­s së donatorëve. Sakaq, duke folur për negociatat e anëtarësim­it të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE- në, presidentj­a e KE bëri thirrje që të dyja vendet të plotësojnë kushtet, ndërsa shprehu besim se “do të kemi sukses”.

Ursula Von der Leyen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.