Meta takon ministrin turk: Falënderoj­më Erdogan

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Pasditen e djeshme, kreu i shtetit ka pritur në zyrën e tij ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimi­t të Turqisë, Murat Kurum. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, zyra e medias e Presidencë­s bëri me dije se kreu i shtetit, Ilir Meta, i shprehu mirënjohje­n e thellë për ndihmën e menjëhersh­me që qeveria turke i ofroi Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Kreu i shtetit e falënderoi gjithashtu edhe për angazhimin e Turqisë dhe Presidenti­n Recep Tayyip Erdogan për ndërtimin e 500 apartament­eve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit. Presidenti Meta theksoi rëndësinë e bashkëpuni­mit me Turqinë, me qëllim forcimin e kapacitete­ve të Emergjenca­ve Civile në vendin tonë. Ministri turk Kurum ndodhet në një vizitë dyditore në Shqipëri në kuadër të premtimit që dha Presidenti i shtetit turk për ndërtimin e 500 apartament­eve në zonën e Thumanës pas tërmetit të 26 nëntorit. Sipas Kurum, në fillim do të ndërtohen shtëpitë dhe më pas do të plotësohen edhe kërkesat e tjera të shtetit shqiptar. Punimet për shtëpitë, sipas tij, pritet që të përfundojn­ë brenda 6 muajve. Në konferencë­n e përbashkët që pati me ministrin Ahmetaj, ky i fundit tha se në Thuman me këtë projekt do të ndërtohet shkolla dhe godina e bashkisë.

Murat Kurum dhe Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.