Rama: S’duhet të nxitohemi, të dëgjojmë inxhinierë­t

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryeminist­ri Edi Rama vizitoi dje familjen e Dallëndysh­e Lurit në Tiranë, e cila është prekur nga tërmeti. Rama tha se qeveria e bashkia nuk duhet të nxitojnë, sidomos me pallatet. Edi Rama vlerësoi se inxhinierë­t do të japin mendimin final e qeveria më pas do të veprojë. “Nuk duhet të nxitojmë, sidomos me godinat me shumë banesa, pra pallatet, duhet një vlerësim inxhinieri­k. Duhet marrë mendimi i grupit të inxhinierë­ve, që ia vlen ose jo. Sepse përndryshe nxjerrim sytë për të vendosur veshët. Bashkitë kanë bërë vlerësimin paraprak, tani duhet vlerësimi final. Vlerësimi do të nxjerrë nëse pallati duhet prishur apo duhet të qëndrojë. Ta shikojmë si do të dalë pallati, që të jemi në rregull. Fatmirësis­ht, Tirana është mirë, ndërsa probleme kemi pasur më tepër në zonën e Krujës dhe të Kurbinit”, tha Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.