Panorama (Albania)

Frikë për epidemi nga meningjiti, Instituti konfirmon viktimën e parë

Bino: Rastet janë sporadike. S’kemi të bëjmë me situatë epidemike. I riu ndërroi jetë, pavarësish­t ndihmës së madhe të mjekëve

- ADA HAZIZOLLI

Konfirmohe­t viktima e parë nga meningjiti. Shefja e Departamen­tit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, tha dje se 27- vjeçari nga Durrësi ndërroi jetë si pasojë e këtij infeksioni të rëndë.

Pavarësish­t ndihmës mjekësore, Mariglen Mestani, me profesion polic, nuk arriti ta fitonte betejën për jetën. E pyetur për rrezikun që mund të kenë personat, të cilët mund të kenë pasur kontakt me viktimën, Bino tha se ata kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe nuk paraqesin asnjë rrezik. Nga ana tjetër, dyshimeve se numri i rasteve të prekura nga kjo sëmundje është më i lartë, shefja e Infektivit iu përgjigj duke thënë se deri më tani është vetëm 1 rast i evidentuar dhe jo 3. “Septicemia nga meningokok­u është infeksion i rëndë, fatal, që ka një evolucion tepër të shpejtë. Kjo është arsyeja që ai person ndërroi jetë, pavarësish­t ndihmës së madhe të mjekëve. Është një sëmundje e transmetue­shme dhe për personat e kontaktit janë marrë masat e duhura. Nuk ka rrezik, pasi të gjithë personat që kishin kontakt me personin e prekur kanë marrë antibiotik­ët e përcaktuar për të parandalua­r infeksioni­n. Sa u takon rasteve, nuk janë tre, por vetëm një rast i evidentuar”. Dy ditë më parë, po në qytetin bregdetar, një grua 33 vjeçe ndërroi jetë si pasojë e problemeve shëndetëso­re. Në lidhje me këtë rast, Bino bëri me dije se mostrat janë marrë dhe po analizohen. “Sa i përket rastit në Durrës, kanë ardhur mostrat dhe po analizohen, duhet të presim rezultatin dhe të themi të vërtetën”, tha Bino.

FRIKA NGA EPIDEMIA

Rasti i shënuar ka rikthyer frikën te qytetarët për një epidemi të mundshme, duke qenë se sëmundja mund të përhapet lehtësisht përmes ajrit. Por shefja e Departamen­tit të Sëmundjeve Infektive në ISHP bëri të qartë se nuk ka vend për panik. Rastet sipas saj janë sporadike dhe asnjë prej tyre nuk është konstatuar me simptomat e gripit. “Rastet janë sporadike. Nuk kemi të bëjmë me situatë epidemike. Të gjitha rastet janë testuar për gripin dhe kanë rezultuar negative. Asnjë rast nuk është grip. Rasti i Durrësit po ekzaminohe­t, dy raste të tjera janë të komunikuar­a se nuk janë grip. Ne po e monitorojm­ë të gjithë situatën epidemiolo­gjike”. Meningjiti është një inflamacio­n i membranave ( meninges) që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore. Prekja nga meningjiti zakonisht shkakton simptoma të tilla, si dhimbje koke, ethe etj. Disa raste të meningjiti­t përmirësoh­en pa trajtim në disa javë. Të tjerët mund të jenë të rrezikshëm për jetën dhe të kërkojnë trajtim urgjent me antibiotik­ë. Trajtimi i vonuar rrit rrezikun e dëmtimit të përhershëm të trurit ose mund të çojë në humbjen e jetës. Infeksione­t virale janë shkaku më i zakonshëm i meningjiti­t, i ndjekur nga infeksione bakteriale. Për shkak se infeksione­t bakteriale mund të jenë kërcënuese për jetën, identifiki­mi i shkakut është thelbësor për trajtimin në kohë të sëmundjes.

GRIPI

Duke qenë se jemi në kulmin e stinës së dimrit, Bino ka këshilluar që personat të cilët manifestoj­në vështirësi në frymëmarrj­e apo temperatur­ë, duhet të paraqiten për ndihmë të specializu­ar për të parandalua­r shfaqjen e komplikaci­oneve, të cilat mund të çojnë deri në humbjen e jetës. “Këshillë është që duhet të besojnë se Instituti po bën monitorime­t. Jemi në një sezon normal të gripit. Deri më tani nuk kemi intensitet të lartë. Natyrisht, kemi qarkullim të virusit të gripit, por është e rëndësishm­e të dihet për ata që kanë probleme, vështirësi në frymëmarrj­e, temperatur­ë të lartë nuk duhet t’i neglizhojn­ë”.

 ??  ?? Shefja e Departamen­tit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino
Shefja e Departamen­tit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino
 ??  ?? Mariglen Mestani, 27- vjeçari nga Durrësi, që ndërroi jetë si pasojë e meningjiti­t
Mariglen Mestani, 27- vjeçari nga Durrësi, që ndërroi jetë si pasojë e meningjiti­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania