Masat për parandalim­in e meningjiti­t

Panorama (Albania) - - SOCIALE -

Bakteret e zakonshme ose viruset që mund të shkaktojnë meningjit mund të përhapen përmes kollitjes, teshtitjes, puthjeve ose ndarjes së mjeteve për të ngrënë, një furçë dhëmbësh ose një cigare. Larja e kujdesshme e duarve ndihmon në parandalim­in e përhapjes së mikrobeve. Mos ndani pije, ushqime, enë kuzhine, balsam buzësh ose furça dhëmbësh me askënd tjetër. Mësoni fëmijët dhe adoleshent­ët të shmangin ndarjen e këtyre sendeve gjithashtu. Po ashtu, ruani sistemin tuaj imunitar duke pushuar mjaftueshë­m, duke u ushtruar rregullish­t dhe duke ndjekur dietë të shëndetshm­e me shumë fruta të freskëta, perime dhe drithëra. Dhe së fundmi, kur keni nevojë të kollitni ose teshtini, sigurohuni të mbuloni gojën dhe hundën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.