BURRI I VIKTIMËS, NË BURG PËR DROGË

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Që prej vitit 2014, Elton Çapoku, bashkëshor­ti i Enkeledës që u vra nga vëllai i tij, ndodhet në burg me akuzën “Trafik i lëndëve narkotike” në bashkëpuni­m, mbetur në tentativë. Ai bashkë me dy persona të tjerë u arrestuan 5 vite më parë, pasi kishin tentuar të trafikonin nga Shqipëria drejt Holandës një sasi prej rreth 186 kilogramës­h lëndë narkotike kanabis sativa. Arrestimi i këtyre shtetasve ishte kryer, pasi më datë 29.08.2012, shtetasi Adrian C. kishte tentuar të trafikojë lëndën narkotike drejt Holandës me anën e një mjeti tip kamion, që ia kishte blerë formalisht Çapokut. Sasia e lëndës narkotike është zbuluar në pikën e kontrollit kufitar të Portit të Durrësit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.