Panorama (Albania)

Kompensimi, 148 pronarët që përfitojnë nga skema me këste

ATP ndan këstin e 2, 3, 4 dhe të 5 të kompensimi­t financiar

-

Ashtu siç e parashikon edhe skema, këtë fillimvit Agjencia e Pronave ka kaluar në llogaritë e pronarëve që kanë aplikuar me kërkesë të veçantë këstin e radhës të kompensimi­t.

Janë 148 familje, që marrin përkatësis­ht këstin e 2- të, 3- të, 4- t dhe të 5- të. "ATP njofton se në fillim të vitit buxhetor 2020 ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 148 vendime të subjekteve të shpronësua­ra, që kanë përfituar kompensim financiar me kërkesë të veçantë gjatë viteve 20162019, nga të cilët për 1 vendim subjekti përfiton këstin e pestë, për 6 vendime subjektet përfitojnë këstin e katërt, për 61 vendime subjektet përfitojnë këstin e tretë dhe për 80 vendime subjektet përfitojnë këstin e dytë", thuhet në njoftimin e Agjencisë. Përfituesi­t janë të shpërndarë në disa qarqe të vendit, përfshirë edhe Tiranën.

FONDI

Sa i takon fondit, janë 5 milionë dollarë që do të ndahen për këto familje. Paratë sipas ATP- së do të kalojnë në bankë në ditët në vijim. "Vlera totale e fondit të vënë në dispozicio­n nga buxheti i shtetit, që do të lëvrohet menjëherë në fillim të vitit buxhetor 2020, si këst i radhës për 148 vendimet e subjekteve përfitues është 481' 216' 781,02 lekë. ATP njofton subjektet e interesuar­a se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë, pas përfundimi­t të procedurav­e të transferta­ve bankare në ditët në vazhdim".

SKEMA

Aplikimi me kërkesë të veçantë u jep mundësi pronarëve të trajtohen financiari­sht përmes një kërkese të paraqitur nga ana e tyre për të përfituar 20% të shumës brenda 1 viti, 30% brenda 3 vitesh dhe 40% brenda 5 vitesh, duke hequr dorë nga pjesa tjetër e kompensimi­t. Që do të thotë, pavarësish­t nëse vendimi është i ri në kohë, pavarësish­t llojit të pasurisë së njohur dhe pavarësish­t se sa arrin vlera e kompensimi­t, pronarët trajtohen financiari­sht sipas kërkesës për 1, 3 apo 5 vite. Trajtimi i pronarëve me anë të kësaj skeme kompensimi bën që të shpenzohen shumë herë më pak para, në raport me koston reale që do të kishte ky proces nëse pronarët do të merrnin të plotë kompensimi­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania